AKTUALITET

Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari

09:43 - 19.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :




Alert Carroshi 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan, u procedua penalisht për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi:

Q.B., 48 vjeç, banues në Peqin, pasi dyshohet se ky shtetas me detyrë punonjës i gjendjes civile Peqin, ka lëshuar një çertifikatë, pa autorizimin e personit që i përkiste e cila është përdorur me vonë nga një person tjetër për nxjerrjen e pashaportës dhe kartës së identitetit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.