Show-Bizz

“Efekti tërmet”, Jul Deda del me të brendshme në aeroportin e Tiranës

15:17 - 25.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai njihet për spontanitetin e tij dhe humorin e veçantë që i dhuron publikut. E kemi fjalën për aktorin e njohur të humorit, Julian Deda, i cili ditën e djeshme, ka bërë të gjithë të qeshin me lot, pasi ka dalë me të brendshme në mes të “Aeroportit Nënë Tereza” në Tiranë. Videon e ka filmuar kolegu i tij, Ermal Mamaqi, me të cilin Juli ka xhiruar për filmin më të ri “I love Tropoja”.




“Futu brenda se le nam”, dëgjohet t’i thotë Ermali aktorit, ndërsa të pranishmit në aeroport kanë nisur të qeshin me Julin. “Efektet e tërmetit”- është shkrimi që Ermali vendos krahas videos. Si pjesë e kastit të aktorëve të “I love Tropoja”, Juli do të luajë krah figurave të njohura të showbiz-it shqiptar, madje pjesë e tyre do të jetë edhe Kryeministri Rama. Filmi i ka përfunduar xhirimet ndërsa ende nuk dihet data kur do të dalë në kinema.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.