VIP PAGES

Martohet Renato Mekolli? Rrëfehet shefi i kuzhinës së “Hell’s Kitchen”: E vendosa!

18:00 - 25.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak javën na ndajnë nga sezoni i ri i “Hell’s Kitchen”, i cili këtë vit do të rikthehet në një format tërësisht të ri. Më herët Renato Mekolli ka zbuluar detaje të shumta për edicionin e ri, që do të jetë në formën e një ‘reality show’. Shefi i kuzhinës ka treguar më parë se këtë herë atë do e shoqërojnë në kuzhinë dy vajza të njohura që kanë marrë pjesë në “Hell’s Kitchen” dhe “MasterChef Albania”, Ani dhe Albana. Por së fundmi ai i ka habitur të gjithë me një deklaratë, duke u shprehur se do të martohet së shpejti.




Renato ka publikuar në ‘Instagram’ një foto veshur me kostum dhëndri dhe mbrapa shihet Armand Peza i “Geraldina Sposa” me një fustan nusërie. Shefi i kuzhinës ka treguar se e ka vendosur të martohet në “Hell’s Kitchen”, pa zbuluar asnjë detaj më tepër. “Hell’s Kitchen Albania 2… E vendosa, do martohem dhe ku më mirë se në emisionin tim, në Hell’s Kitchen Albania. Nga tetori në Top Channel”, ka shkruar Renato.  Nuk dihet nëse është e vërtetë se Mekolli do të martohet në spektaklin e gatimit, apo kjo do të jetë pjesë e skenarit të përgatitur nga vetë drejtuesit e emisionit. Megjithatë çdo mister do të zbulohet në tetor dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë me martesën e Renatos.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.