Horoskopi

Horoskopi i datës 29 Shtator 2019

00:00 - 29.09.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Largoni të gjitha kufizimet që keni vendosur ndaj vetes dhe ndjehuni të lirë sot. Shprehuni ashtu sikurse ndiheni dhe shkoni kudo që të dëshironi. Kjo do të ndikojë mjaft mirë në gjendjen tuaj psikologjike dhe do të mbusheni me optimizëm.

Planifikoni një drekë ose darkë me miqtë tuaj më të mirë. Do të ishte mirë të zgjidhnit një restorant ku nuk keni qenë më parë. Qëndrimi nën praninë e miqve të mirë do t’ju relaksojë dhe do të rifitoni energjitë për javën në vijim.

Fati do t’ju buzëqeshë sa u përket çështjeve financiare dhe është dita e duhur për të menduar rreth një biznesi të mundshëm. Angazhohuni seriozisht ndaj një projekti të ri, që mund t’ju sjell mjaft përfitime. Sa i përket lidhjes suaj romantike, ekziston mundësia të pësoni një zhgënjim.

Po përjetoni një shqetësim, i cili ju ka ndikuar ndjeshëm në gjendjen tuaj emocionale. Ka ardhur momenti që t’u jepni prioritet nevojave dhe dëshirave tuaja. Niseni ditën duke bërë diçka që vërtet e dëshironi dhe më pas mendoni për të tjerat në vijim.

Ka gjasa që kur të flisni herës tjetër rreth ambicieve dhe shpresave tuaja, të mos ndiheni entuziastë. Duhet të bëni më shumë përpjekje dhe të mendoni gjatë rreth aspiratave tuaja. Përdorini energjitë për të arritur qëllimet tuaja.

Një diskutim në familje mund t’ju bëjë të mendoni gjatë, por në fakt është diçka që duhet ta provoni. Megjithatë, shprehuni rreth kësaj çështjeje, pasi një komunikim efektiv do t’ju vlejë pamasë. Nëse do të jetë e nevojshme, mos hezitoni të kërkoni ndihmë.

Dikush që mund të takoni në një restorant apo në një vend tjetër publik mund të ketë diçka shumë të rëndësishme për t’ju treguar. Në fakt, kjo nuk do t’ju surprizojë, por thjesht do të konfirmojë dyshimet tuaja. Qëndroni më pranë partnerit/partneres teksa ka gjasa të përjetojë një moment të vështirë.

Mungesa e disa kontakteve mund t’ju irritojë gjatë ditës së sotme. Mbani veten nën kontroll dhe mos nisni menjëherë me kritika, pasi gjithçka mund të zgjidhet për pak. Ndryshe nga paraditja, pasditja do të jetë e qetë dhe do të keni mjaftueshëm kohë për veten.

Të menduarit rreth së ardhmes do të jetë një mënyrë e mirë për ta kaluar ditën, pasi nuk është aspak ide e keqe të bësh plane për ditët në vijim. Megjithatë, mos e teproni dhe mos harroni të tashmen dhe projektet që mund të keni lënë përgjysmë.

Mos u shqetësoni nëse një problem shëndetësor me të cilin jeni përballur në të kaluarën të shfaqet sërish. Mund të jetë vetëm një shqetësim kalimtar. Ushtrohuni fizikisht dhe ndiqni dietën ushqimore me rigorozitet.

 

Do të kaloni një ditë përgjithësisht në qetë nën praninë e familjarëve tuaj. Ekziston mundësia t’ju shfaqet një ide e re në lidhje me një çështje që ju ka munduar gjatë këtyre ditëve. Partneri/partnerja juaj mund t’ju befasojë me një dhuratë shumë domethënëse.

Krijimtaria juaj është në lulëzim, kështu që përfitoni nga ky moment për të modernizuar veshjen tuaj apo arredimin e shtëpisë. Lëreni imagjinatën tuaj të lirë dhe përpiquni të bëni të lumtur të dashurit tuaj. Spontaniteti do t’ju ndihmojë të qëndroni pozitivë dhe të argëtoheni më shumë.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.