AKTUALITET

Video/ Bizneset e peshkut bllokojnë rrugën në Pashaliman: S’mund të punojmë me orar, po na dëmton

09:33 - 30.09.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Banorët e Orikumit së bashku me bizneset të cilat veprojnë në zonën e Karaburunit dhe Pashalimanit kanë dalë këtë të hënën në protestë në hyrje të bazës ushtarake të Pashalimanit.




Arsyeja e protestës të banorëve por dhe firmave kryesisht të peshkut që ushtrojnë biznesin e tyre në Pashaliman është pasi në bazën ushtarake të Pashalimanit me urdhër nga Ministria e Mbrojtjes është vendosur një orar zyrtar.

Nga ora 8 deri në orën 15 të tilla biznese do të lejohen të hyjnë dhe të dalin nga baza e Pashalimanit ndërsa pas kësaj ore hyrja ndalohet.

Bizneset kryesisht të peshkut janë kundër këtij orari pasi për ta i tillë orar dëmton punën e tyre. Sipas tyre biznesi i peshkut nuk ka nevojë për orar, pasi puna e tyre nuk ka kohë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.