AKTUALITET

Dinamika/ Si u vra Besnik Hida në katin e dytë të lokalit. Ja çfarë thotë policia

09:01 - 01.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besnik Hida mbeti i vdekur ditën e sotme, teksa u qëllua brenda lokalit ku ishte. 35-vjeçari njihej në qytetin e Lushnjes si biznesmen, pasi posedonte një pikë grumbulli makinash.  Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Sipas të dhënave paraprake, autorët kanë qenë në një makinë dhe janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Viktima ka qenë në katin e dytë të një lokali, kur ka mbetur i vrarë pas një breshërie me kallashnikov.




Lushnje/Informacion paraprak

Sot rreth orës 08:15, në një lokal në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, dy persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri automatike në drejtim të shtetasit B.H, 35 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Autorët janë larguar nga vendngjarja me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë shërbimet e Policisë Lushnjë

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në hyrje-dalje të qytetit , në aksin rrugor Lushnjë Tiranë, Lushnjë Fier dhe Lushnjë Berat.

Për zbardhjen e ngjarjes menjëherë është ngritur grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë.

Një grup specialistësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit është nisur për t’i ardhur në ndihmë grupit hetimor me qëllim zbardhjen sa më shpejtë të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.