KULTURË

‘Flamur e liri’, shpallet logoja e 75 – vjetorit të Çlirimit

13:30 - 01.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një krah shqiponjë kuqezi, në të cilin zë vend numri 75. Është kjo logoja zyrtare e festimeve të 75-vjetorit të Çlirimit. Logoja është realizuar nga studenti i arkitekturës Darling Dardha dhe u bë publik dje nga ministrja e Kulturës Elva Margariti, gjatë një aktiviteti të mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar ku i pranishëm ishte edhe zv. kryeministri, Erion Braçe. Margariti, që kishte hapur konkurs për këtë logo javë më parë, tha dje para mediave se “ kemi pasur rreth 25 aplikime për këtë logo. Për të rinjtë ka një fokus të veçantë, edhe për faktin që një pjesë e shkuar e historisë të mos jetë për ta e lexuar vetëm në libra, por t’i përfshijmë sa më shumë. Më bëhet qejfi ta them që fituesi i konkursit është një student”.




Në vijim, zëvendës kryeministri Erion Braçe gjatë fjalës së tij u ndal te projekti antifashist i Europës. “Duam ta sjellim si një ngjarje që e ka vendosur Shqipërinë drejt në Luftën e Dytë e Botërore. Edhe në formën e populizmit, sovranizmit, Europa e bashkuar vazhdon të jetë shumë aktive kundër këtyre fenomeneve. Të njëjtën gjë duhet të bëjmë dhe ne që gjatë muajit që vjen jemi aspirantët më të mëdhenj për t’ju bashkuar kësaj Europe. Ata burra dhe ato gra shkuan në litar e para togave të pushkatimit, ndaj nuk duhet ta evokojë askush më atë kohë”, tha ai. Gjatë javëve në vijim, në kujtim të 75-vjetorit do të ketë rreth 20 aktivitet në qytete të ndryshme në kujtim të luftës dhe evidentimin e asaj që bënë dëshmorët. Në këtë logo, anëtarët e komisionit gjetën elementët e kërkuar në kritere: simbolikën, qartësinë dhe thjeshtësinë, që mund të implementohet bukur në çdo element dekorativ, që do të shoqërojnë festimet. Është shifra 75 e përvjetorit në ngjyrat kombëtare kuq e zi dhe krahët e shqiponjës, që shenjojnë jo vetëm flamurin, por edhe lirinë, vërejti më tej Margariti. Studenti fitues, tha se ka pasur si kriter bazë thjeshtësinë dhe qartësinë e konceptit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.