KULTURË

Nga ëndrra për ministër te beu i fshatit, vepra arkivi e autorë anonimë

12:45 - 01.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Një ish-drejtor teatri, dy aktorë të dashuruar dhe një sufler përfundojnë në një ishull të pabanuar në mes të detit pasi u përmbytet anija. Kjo botë e re kërkon një sistem të ri shtetëror. Monarki apo republikë? Kush do t’i fitojë zgjedhjet? Kush do të fitojë “kolltukun”? Me regji nga Sonila Kapidani dhe interpretim të aktorëve, Bledar Naska, Griseld Kapllanaj, Ismail Shino, Mirela Naska, Amarildo Bala dhe Hygerta Bushpreni, pjesa vjen në skenë në datat 3, 4, 5 tetor në Teatrin e Metropolit.




Vepra me titullin “Kolltuku” është shkruar është një satirike, e shkuar nga një autor i panjohur që në kapakët e saj shënon vetëm nistoret P.K dhe shtypshkronjën e Vlorës. E gjetur në arkivën e Bibliotekës Kombëtare ajo është një prej katër veprave që e shohin skenën për herë të parë.

FESTIVALI
Teatri Metropol sjell për të tretin vit festivalin e veprës shqiptare të arkivit “Metrofest”. Ky edicion këtë vit i është kushtuar komedisë shqiptare në veprat e viteve 1920-1930 dhe do të mbahet në datat 3 – 27 tetor.
Komedia e dytë është “Sot tetë ditë” e autorit Josip Rela. Me regji nga Elona Hyseni, ajo sjell dilemën e dy të dashuruarve, mes mblesërisë dhe ndjenjave. Një komedi keqkuptimesh e sqarimesh. Interpretojnë: Alba Shtembari, Erin Kujofsa, Ermir Hoxhaj, Ermir Jonka, Iris Karaxha, Klea Konomi, Paola Xhafa, Xhino Musollari, në datat 10,11,12,13 Tetor. “Karagjozi” është komedia e tretë, shkruar nga Skënder Guri, me regji nga Rexhina Mollaymeri, ka premierë javën e tretë të muajit tetor. Tinger Beu feston ditëlindjen e vajzës dhe vendos të sjellë në fshat kafshë ekzotike nga xhunglat e largëta. Beu ngarkon karagjozin e fshatit që t’ia zbutë kafshët nëpër kafaze përpara se të habisë dynjanë me shfaqjen e tyre. Por karagjozi dembel dhe qejfli i ther kafshët për t’i ngrënë. Çfarë do të bëjë ai kur të vijë beu për të parë kafshët? E zbuloni në datat 17, 18, 19, 20 tetor nën interpretimin e Aleksandër Kondi, Amarildo Bala, Engjëll Hoxha, Griseld Kapllanaj, Hygerta Bushpeni, Juxhin Plovishti, Noel Kokomani, Urim Aliaj

“Një Mi.com” është komedsia e rradhës e autorit Hivzi Sulejmani me regji nga Aldi Hysotoci. Komedia me tri sjell Skercon, një nëpunës shtetëror, që ka aspirata për t’u bërë ministër. Në fund të fundit, pse të mos bëhet? Edhe gruaja e tij është dakord që ai e meriton. Ditët e Skercos janë të ngarkuara me hallet e këtij populli që nuk kënaqet kurrë dhe s’ta di as për faleminderit. Ndërkohë që ëndrrat për përfitime të reja vazhdojnë, portieri i sjell Skercos vendim nga lart. A do të ngrihet Skerco në përgjegjësi, apo do të rrëzohet fare? Kjo është vepra që do të ketë premierën në 24,25,26,27 Tetor nën interpretimin e Arjon Osmani, Dritan Boriçi, Enisa Hysa, Eriona Kakeli, Gëzim Rudi, Pamela Rexhepi, Theodhora Dhimo.
Dy netë i janë kushtuar Lasgush Poradecit, me mbrëmjen poetike “Ndrit vash’ e kulluar, në flakë e pushtuar”. Poezitë do të interpretohen në skenë nga aktori Ligoraq Riza, nën regjinë e Kastriot Ramollarit. Mes të tjerash ka edhe interpretim live nga muzikantët Margret Radovani, Ejona Nako dhe pjesë koreografike. Ndërsa në vijim “Metrofest” sjell portrete të lirikut dhe motive nga poezitë nga piktori Anastas Kostandini, një monodramë e interpretuar nga Ermir Jonka dhe koncerti “Imazhi Jazz i Gjon Milit”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.