KULTURË

Ekspozita për Mbretëreshën Geraldinë, pse quhej “Trëndafili i bardhë”

12:30 - 03.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është çelur dje në mbrëmje në Muzeu Historik Kombëtarekspozita “Trëndafili i bardhë – Geraldinë”. Ajo paraqet jetën dhe veprimtarinë sociale të Mbretëreshës Geraldinë dhe organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar me mbështetjen e ambasadës së Hungarisë në Tiranë.
Titulli i ekspozitës “Trëndafili i Bardhë” shënon një episod nga jeta e Geraldinës në moshë të re. Në fillim të viteve 1920, qyteti piktoresk hungarez i Zebegény e magjepste teton e dashur të Geraldinës, Franciska Apponyi (Fanny) në një masë aq të madhe që jo vetëm që u vendos aty, por edhe bleu rreth një dyzinë të shtëpive të atij qyteti. Ajo i përdori këto shtëpi si kamp për të pritur fëmijë gjatë pushimeve verore. Vitet në vazhdim sollën punë serioze edukative në këto shtëpi të Lulediellit (të quajtura kështu prej lules së preferuar të Konteshës) që fituan respekt dhe dashuri nga vendasit. Fanny themeloi virtualisht një republikë për fëmijë, që së shpejti i përfshiu të afërmit dhe miqtë e saj. Kjo solli themelimin Virág Egylet Zebegény (V E Z, Shoqata e Luleve Zebegény), ku Geraldina e re ishte anëtare. Çdo qytetar i “republikës” mori emrin e një luleje ose të një kafshe. Konteshë Fanny, mori emrin “Luledielli” si presidente e republikës së fëmijëve, ndërsa Geraldina, me pseudonimin e saj të njohur Konteshë Gerry (Zseri në Hungarisht) u quajt “Trëndafili i Bardhë”. Ekspozita e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë tregon jetën dhe personalitetin e Geraldinë Apponyi, bashkëshortes së Mbretit Zogu I të Shqipërisë, me titull “Trëndafili i Bardhë – Geraldine”, i referohet kësaj tradite të hijshme. Ekspozita është pjesë e Vitit të Kulturës Shqiptaro-Hungareze 2019 dhe organizohet nga Muzeu Kombëtar i Hungarisë dhe Muzeu Historik Kombëtar, si dhe mbështetet nga Ministria Hungareze e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë dhe disa institucione kulturore hungareze.




ILIR IKONOMI
Në fund të muajit shtator, gazetari Ilir Ikonomi, ka postuar në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, disa foto nga arritja e konteshës hungareze Geraldinë në Shqipëri për t’u fejuar me mbretin Zog, çka u prit me kureshtje të madhe në Europë. “ Nga Hungaria u nisën për në Tiranë fotoreporterë dhe kronistë me aparate të rënda për të regjistruar këtë histori me mbret që po shpalosej nç Shqipërinë e vogël dhe të varfër. Duhet të ketë qenë fillimi i vitit 1938, kur 22 vjeçarja u gjend e rrethuar nga kamerat dhe blicet. Kjo fotografi me cilësi mjaft të mirë është nxjerrë nga arkivi hungarez. Si ajo ekzistojnë disa të tjera, ku gazetarët i kërkojnë Geraldinës së drojtur të marrë poza në perimetrin e një shtëpie pritjeje në Tiranë”, thotë ai.
Ajo u martua me Zogun më 27 prill 1938, por fati e largoi nga Tirana pas më pak se një viti. Geraldina kaloi shumë peripeci dhe, pas 60 e ca vjetësh, fati e solli përsëri në atdheun e saj të dytë, ku ndërroi jetë më 22 tetor 2002.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.