20 vite me pare

20 VITE ME PARE – 5 Tetor 1999/ Sondazhet sekrete të Majkos e Nanos

07:00 - 05.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play
  • Kongresi/ Zbulohen dy listat

Sondazhet sekrete të Majkos e Nanos

Nuk janë dy sondazhe të mirëfillta, as dy rezultate te sigurta, por dy parashikime elektorale në shifra, të cilat përkthejnë – vetëm pak ditë para kongresit të PS – bindjet e dy kundërshtarëve brenda partisë në pushtet, Majkos dhe Nanos. Po të lexojmë me kujdes këto shifra të dhëna respektivisht nga të dyja palët pa dijeninë e njëra-tjetrës zbulojme dy tendenca.




 

  • Projekt i piktorit Taçi

Hark triumfi në qendër të Tiranës

 

  • Rrëfen gazetari Sulzberg

“Me Intrigat dhe luksin në mbretërine e Zogut”

Udhëtim dhe faktet e  mbledhura prej tij qysh prej 1939 u konsideruan më pas nga Enver Hoxha si vepra e një bashkëpunëtori të CIA-s.

 

  • Kapet për vrasje Dash Gjoka

Në pranga bosi i Durrësit dhe Shijakut

Ndalohet për vrasje Dashamir Gjoka, 28-vjecari i njohur në gjithë zonën e Durrësit e Shijakut si një nga bisnemenët më të fuqishem, është akuzuar dje nga policia për vrasjen e Anila Kakilit. Të ndodhur pak muaj më parë.

Pas shoqërimit të tij ditën e dielë, vetëm dje rreth orës 19:00 forcat e komisiariatit të Durrësit janë vendosur masën e ndalimit. Krerët e Ministrisë së Rendit kanë sqaruar se ai dyshohet se është një nga drejtuesit kryesore të trafikut të drogës e prostitucionit, por tani për tani nuk ekzistojnë provat e nevojshme për të ngritur ndonjë akuzë të re.

Sipas burimeve të policisë tregtari Gjoka dyshohet se është autori i vrasjes së ndodhur në 3 mars të këtij viti në qendër të Shijakut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.