Show-Bizz

Anjeza Shahini tregon arsyen e largimit të saj nga muzika

14:09 - 08.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Anjeza Shahini është mjaft e dashur për publikun shqiptar dhe pse u largua nga muzika prej një kohe relativisht të gjatë.




Tashmë prej vitesh ajo jeton jashtë Shqipërisë me bashkëshortin e saj Paul Edward Conolly me të cilin ka dhe një vajzë të vogël, emri i së cilës është Tori.

Gjatë kohës kur ishte pjesë e skenës, Anjeza ka qënë gjithmonë pjesë e festivaleve muzikore.

Dy ditë më parë ajo publikoi në ‘Instagram’ daljen e fundit në skenë duke thënë se ishte shume e lumtur që konkurimet nëpër festivale i kishte mbyllur me këngë plot energji dhe ngjyra. Por kjo nuk u prit mirë nga fansat e saj, pasi duan ta shikojnë më aktive në muzikë këngëtaren.

Ditën e sotme ajo ka reaguar me anë të një postimi në ‘Instagram”, duke vendosur ta sqarojë këtë keqkuptim.

“Hey të dashtun, si shpeshherë pasi postoj diçka, më duhet ta pasoj me një postim sqarimi. Në postin tim të mëparshëm shkrova që “E kam mbyllur me festivalet”. Nuk mendova se ishte një surprizë pasi më duket e natyrshme që një artist të kalojë faza të ndryshme të zhvillimit të tij artistik. Unë sigurisht do vazhdoj të këndojë. Dashtë Zoti na e bën mbarë…”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.