Show-Bizz

Një surprizë e papritur! Vesa Luma rikthehet me një superbashkëpunim ndërkombëtar

09:43 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka kohë tashmë që këngëtarja shqiptare, i ka munguar skenës së muzikës dhe nuk ka sjell asnjë projekt të ri muzikor. Bëhet fjalë për Vesa Lumën, e cila ka thënë se zhvillimet e fundit në jetën e saj, lëvizja e shpeshtë Shqipëri-Zelandë e Re, e kishin bërë atë të humbte frymëzimin. “Dua t’ju kërkoj falje të gjithëve që më shkruani e prisni të lançoj projektet e premtuara, por t’ju them të drejtën dhe të tregohem shumë e sinqertë, nuk më vjen frymëzimi në asnjë moment. Besoj janë shumë faktorë që po ndikojnë në këtë gjendjen time. Nga fillimi i jetës së re për të cilën tashmë jeni në dijeni, e deri tek mundimi i madh për të kuptuar tendencat e çuditshme shqiptare që të japin një ‘presion’ për të nxjerr 10 këngë në vit, investime të cilat barazohen me 0, ngaqë 98% të rasteve as që do të mbahen mend vitin tjetër e lëre më të jetojnë gjatë. Dua të gjej një ekuilibër mes gjithë këtyre gjërave që nuk është e lehtë për mua, por është tepër e rëndësishme të gjej drejtimin e duhur, për t’i vënë gjërat aty ku duhet të jenë, me profesionalizëm e dashuri.




Faleminderit që shtoheni çdo ditë e më shumë, pavarësisht ‘hallakatjeve’ të mendjen sime për momentin. Do të mundohem mos t’ju zhgënjej.”- shkroi ajo në ‘Instagram’. Mirëpo, duket se frymëzimi është rikthyer dhe në projektin e ri të Vesës do të bashkëpunojë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Njomza. Vesa dhe Njomza janë takuar në Zelandën e Re, teksa Vesa ndiqte performancën e këngëtares. Mirëpo, ajo nuk ka duruar ta mbajë më gjatë lajmin e bukur për vete, ndaj në një foto me Njomzën në Instagram ka shkruar: “Çfarë nate! Njomza ishe e mrekullueshme! Çfarë zëri, çfarë performance! Shumë krenare për ty. Mezi po pres për këngën tonë. Po, do të më shkruajë një këngë, ky është lajmi!”- janë fjalët e këngëtares, e cila duket super e lumtur nga ky bashkëpunim. Mezi presim të shohim këtë surprizë të bukur të rezervuar nga vajzat!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.