Show-Bizz

Qeveria “Rama”, shumica e ministrave datëlindja ’80, por ka edhe ’90

09:49 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndryshe nga kabineti i parë, pas riformatimit të qeverisë, Kryeministri Rama vendosi që detyrën si ministër t’ua besojë të rinjve. Rezulton se shumica e ministrave, janë të datëlindjes ’80, por nuk mungojnë edhe ata më të rinjtë që nuk kanë bërë ende 30 vjeç dhe që i përkasin datëlindjes ’90. Rezulton se më i riu, ndonëse zyrtarisht është zv.ministër i Jashtëm, është Gent Cakaj që ka lindur më 6 korrik 1990.




Më pas vjen ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali që ka lindur në Tiranë, më 15 mars 1983; ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini që ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982; ministra e Drejtësisë Etilda Gjonaj (Saliu) që ka lindur më 6 maj 1981, në qytetin e Pukës dhe më pas Ministrja e Kulturës Elva Margariti që ka lindur në Tiranë, më 14 qershor 1980. Këta janë më të rinjtë e kabinetit qeveritar, ndërsa më pas vjen ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, 25 dhjetor 1979; ministra e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu që ka lindur në Tiranë më 31 dhjetor 1978.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.