KULTURË

“TË PADUKSHËM”, me sytë nga Europa, katër fotografë në udhëtim

13:00 - 09.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është çelur dje ne Tiranë në kuadër të “Tetorit gjerman” ekspozita “Të padukshëm, me sytë nga Europa – katër fotografë në udhëtim” me
Jutta Benzenberg, Andrei Liankevich, Livio Senigalliesi, Mila Teshaieva nën kujdesin e Jutta Benzenberg.




Në konceptin, vihet në dukje se ekziston një Evropë që ne nuk e shohim: e shkëputur nga zhvillimi ekonomik, jashtë fokusit të politikës dhe të mediave. Një Evropë që në të shkuarën ishte konkurruese, zhvillohej nga ana shoqërore dhe sot duket se qëndron pezull dhe po braktiset nga brezat e rinj. 4 fotografë, Jutta Benzenberg, Andrei Liankevich, Livio Senigalliesi dhe Mila Teshaieva, udhëtuan në fshatra dhe qytete të Shqipërisë, Saksonisë-Anhalt, në Polezi, Bjellorusi dhe në zonat e minierave të qymyrit të Sardenjës, në kërkim të historive familjare.

Ekspozita, nën kujdesin e Gabi Scardit, tregon efektet “kolaterale” të ndryshimeve të mëdha të “kontinentit të vjetër” në dekadat e fundit. Ajo bazohet në një projektide të GoetheInstitut Milano në 2017, i cili duhet të tregojë sesi këto transformime ndikojnë në jetën e familjeve jashtë qendrave urbane kryesore. Projekti është një udhëtim njohës nëpër Evropën e fshehtë, të padukshme, e cila do të bëhet e dukshme përmes syve të fotografëve të ndryshëm evropianë: Jutta Benzenberg nga Shqipëria, Andrei Liankevich nga Bjellorusia, Livio Senigalliesi nga Italia dhe Mila Teshaieva nga Gjermania. Që të katër fotografët udhëtuan vetë, por në vende të ndryshme, duke marrë kështu edhe perspektivat e njëri-tjetrit. Livio Senigalliesi dhe Andrei Liankevich kanë udhëtuar në Sardenjë dhe Bjellorusi, Mila Teshaieva dhe Jutta Benzenberg në Shqipëri dhe Saksoni-Anhalt. Seicili fotograf shoqërohej nga një gazetar vendas me njohuri të mira rreth vendit, gjë kjo e cila bëri të mundur afrimin me vendet dhe historinë e tyre.

Në Ekspozitë shfaqen disa përzgjedhje të punëve fotografike të mbledhura. Larmishmëria e perspektivave dhe ndryshimi i pikëpamjeve sjell në dukje historitë dhe tregimet e njerëzve që takuan; ruajtjen e përvojës dhe larmishmërinë e secilës zonë. Ekspozita është një hartografi e pjesshme por e përbashkët e zonave të Evropës që janë plotësisht nën hije ose të lëna jashtë vëmendjes sonë. Punimet fotografike Secili autor ka bërë fotografi në dimensione dhe formate të ndryshme në një fokus të vetëpërzgjedhur prej tij dhe ka zgjedhur rreth 20 shkrepje për ekspozitën. Vizitori mund ta lëre veten te përfshihet në një total prej 80 pamjesh fotografike, në të cilat hidhet dritë mbi ambientet e brendshme dhe të përditshme të njerëzve që jetojnë atje. Janë fokusuar objekte, arkitektura, peizazhe dhe momente të përditshme, pothuajse të papara. Kështu shfaqen interpretime të ndryshme, të cilat fotografët u atribuojnë vendeve sikundërse dorëshkrime objektive me karakter dokumentarizues, antropologjik dhe sociologjik; si dhe një qasje shumë të ndjeshme, intime, hezituese dhe pothuajse në pikëpyetje. Për ti perceptuar tregimet në mënyrë më te gjallë, veprat shoqërohen me tekste të shkruara nga fotografët dhe bashkudhëtarët. Hapja e ekspozitës u zhvillua në Milano në datat 30 Janar – 3 Mars 2019 dhe më pas u transferua në Romë në “Museo di Roma” në Trastevere, 21 Mars-8 Shtator 2019. Në Tiranë ekspozita është e hapur në datat 8–18 Tetor. Më pas ekspozita udhëton për në Minsk. Në fillim të vitit 2020, faza e fundit do të pasojë në “Galerie der Kunststiftung” në Halle, Sachsen-Anhalt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.