AKTUALITET

Flet nëna e viktimës: Doli nga shtëpia në darkë, ja si e mora vesh lajmin

14:08 - 10.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dritani Haxholli doli në orën 22:00 të mbrëmjes së djeshme nga banesa, për mos t’u kthyer më kurrë. Por nëna e tij e moshuar, me të çilin ai jetonte nuk ishte shqetësuar, pasi ky ishte një ritual i zakonshëm tashmë për të birin e saj 41-vjeçar, i çili u vra pak pas mesnate në Kavajë pas një sherri për ish-të dashurën. Gazetarja Dorjana Bezat, pasi ka mbërritur në banesën private të viktimës, ka folur me nënën, ndërsa kjo e fundit jashtë kameras ka pohuar se lajmin e kobshëm e kishte mësuar nga televizori.




“Dritani u largua rreth orës 22:00 nga banesa dhe nuk u kthye më”, pohoi nëna. Ajo nuk ishte shqetësuar për këtë fakt se daljet për të kanë qenë të zakonshme. Ajo e ka dëgjuar lajmin e rëndë në TV dhe aty ka dhënë kujën”, tha gazetarja Dorjana Bezat.

Ndërkohë, gazetarja Bezat ka siguruar për ‘BalkanËeb’ të tjera detaje nga viktima, i çili prej disa kohësh ishte në një lidhje me Marsida Qatjan, e martuar dhe nënë e 3 fëmijëve. Sipas familjarëve të 41-vjeçarit, ky i fundit kishte qenë për shumë kohë në burg në Greqi dhe Shqipëri, për drogë, ndërsa theksojnë se ai kishte temperament të vështirë.

“Dritan Haxholli ka qenë në burg në Greqi dhe në Shqipëri për shpërndarje të lëndëve narkotike. Familjarët deklaruan se marrëdhënia me Marsidën ka qenë një veç lidhje pasioni dhe jo serioze, pasi ai nuk ia kishte prezantuar atyre, pasi ajo ishte e martuar. Ata shprehen se Dritani ishte tip problematik dhe konfliktual dhe rrinte i armatosur. Më herët ai ka qenë i martuar dhe është divorçuar, ndërsa ka një vajzë 13 vjeçe që jeton me nënën e saj. Por ata nuk prisnin që kjo ngjarje të ndodhte, përsa kohë që lidhjen me Marsidën nuk ishte serioze” pohoi në raportim Bezat.

Ndërkohë që familja ka hapur dyert e mortit, trupi i pajetë i 41-vjeçarit nuk ka shkuar ende në banesë pasi po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore. Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 01:00 në lagjen nr.2 në Kavajë, ku Haxholli hyri në banesën e ish-të dashurës dhe qëlloi me armë poliçin Bledar Toçi, ky i fundit mbeti i plagosur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.