VIP PAGES

Baba për herë të parë, Alfio Rrotani bën tatuazh dedikuar fëmijës që pret të vijë në jetë

18:00 - 23.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para një muaji Fatma Methasani konfirmoi lajmet e shtatzënisë përmes një fotografie shumë të ëmbël me Alfion. Ajo shihej duke mbajtur në duar një eko të fëmijës dhe tregoi se shumë shpejt do të bëheshin 3. muajt e pritjes së ëmbël kanë qenë mjaft specialë për çiftin e njohur, të cilët po presin me padurim ardhjen në jetë të bebes. Jo vetëm për Fatmën, por edhe për Alfion duket se ky moment është shumë emocionues, ndaj ka vendosur që ta ketë gjithmonë të gdhendur në trup si kujtimin më të bukur.




Shefi i kuzhinës ka publikuar në rrjete sociale një foto në të cilën shihet se ka bërë si tatuazh një tullumbace, që mban brenda një zemër dhe që lexon “Baba”. “Janë disa momente të bukura në jetë kur zemra të del nga vendi. Këto çaste unë dua t’i mbaj në lëkurë. Mezi po të pres. Baba së shpejti”, ka shkruar Alfio përkrah postimit të tij. Mezi presim të zbulojmë edhe gjininë e fëmijës, duke qenë se të dy kanë dashur ta mbajnë sekret ndaj medias.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.