VIP PAGES

Basketbollistja e njohur emërohet administratore e re e njësisë 10 në Tiranë

15:54 - 23.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi dje administratoren e re të njësisë numër 10 në kryeqytet. Ajo është basketbollistja e famshme Karolina Kostallari, e cila duke filluar nga sot do të zëvendësojë Arjan Hamitin. Ky i fundit ka mbajtur postin e administratorit të njësisë numër 10 në kryeqytet, ndërsa tani do të ushtrojë një detyrë të re në Bashkinë e Tiranës.




“Kaluam stafetën e njësisë 10 sot nga Arjan Hamiti te Karolina Kostallari, basketbollistja e famshme dhe administratore e zonja, teksa Arjani do fuqizojë nismat e shëndetit publik në Bashkinë Tiranë! Suksese të dyve në sfidat e reja!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në “Twitter”.

*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.