Show-Bizz

Ups! Rita Ora del zbuluar, edhe pse mban veshur fustanin e gjatë

16:25 - 23.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur Rita Ora ka veshur një fustan të gjatë në eventin e “Cartier” në Londër, por ajo sërish ka pasur një “incident” të vogël me veshjen. Para dy ditësh Rita ka festuar me firmën e njohur “Cartier”, tek eventi i të cilëve ajo ka qenë e ftuara speciale, ku edhe ka performuar. E Rita është ndjerë si në shtëpi, pasi ishte pikërisht Londra, ku “Cartier” ka organizuar eventin.




Artistja është paraqitur në këtë mbrëmje në një fustan të gjatë e të kuq. Ndërsa po dilte nga vendi ku ka festuar, Rita është pritur nga fotografë të shumtë, të cilët në një foto kanë arritur të kapin edhe momentin kur fustani me hapje përpara i fluturoi dhe i nxori të brendshmet e bardha që Rita kishte veshur. Ajo në këtë mbrëmje është shoqëruar nga nëna e saj, Vera Ora, e cila ka shkëlqyer në një fustan prej ari, duke shfaqur trupin e mrekullueshëm dhe në formë. Vera me anë të një postimi ka falënderuar “Cartier” për eventin e bukur dhe ndihet krenare që tashmë fëmijët e saj po e udhëheqin atë. Ndërsa ajo ka performuar dhe festuar me producentin e njohur, Mark Ronson.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.