Show-Bizz

Dafi Derti: Fatkeqësisht përplasa makinën e Silva Gunbardhit/ Hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon

16:15 - 24.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në emisionin ‘’Glamour Zone’’, këngëtari shqiptar Dafi Derti ka zbuluar se pak ditë më parë ka përplasur makinën e bashkëshortes së tij, këngëtares Silva Gunbardhi.




Ndërkohë që moderatoja e emisionit, Ester Bylyku e ka pyetur rreth projekteve në muzikë,Dafi ka dhënë detaje rreth aksidentit të tij me Silvën.

Ester Bylyku: Zënka shumë jo, gjashtë vite bashkë po, xhelozi jo, për çfarë ziheni ju?

Dafi Derti: Ne zihemi gjithmonë kur unë i jap makinës. Jo më pak se pardje, fatkeqësisht përplasa makinën e Silvës. Dhe doli që pas gjashtë vitesh ajo ka të drejtë.

Ester Bylyku: Jo të vetën, të Silvës…

Dafi Derti: Dhe jo pak, por e përplasa fuqishëm. Nuk kishte të lënduar, ishte gabimi im. Ishte hera e parë që më ndodhi pas 10 vitesh në timon. Unë ia vë fajin telefonit. Kjo është arsyeja që ne zihemi gjithmonë dhe doli që Silva ka të drejtë”.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.