Show-Bizz

Gjeto Luca, Ingrit Gjoni ma ka nxirë jetën

14:18 - 24.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar ditën e djeshme në emisionin Vizioni i Pasdites, këngëtari Gjeto Luca shprehet se një ndër bashkëpuntoret e tij më të mira është Ingrit Gjoni.




I pyetur për marrdhënien që ka me këngëtaren Gjoni, ai shprehet:
“Të dy e kompletojmë njëri tjetrin. Ingriti është e fortë në klipe, punëtore e madhe nuk fle, ta nxin jetën me atë dreq telefoni një milion herë kur ka një klip ose kur ka një këngë. Nuk e lë punën,është korretkte nëpër koncerte e dasma. Kam filluar ta marrë edhe nëpër dasma tani, 90% të koncerteve i bëjmë bashkë”.

Ndërsa për sa i përket mënyrës sesi janë njohur, Gjeto shprehet se:

“A smë ka shkuar mendja ndonjëherë  në jetë sepse ishte krejt rrymë tjetër. Kishte ardhur një herë në një dasmë në ishull dhe po më dëgjonte live me këngën “Tre mijë vjet me jetu”. Erdhi aty e dëgjoi live, dha pastaj s’mu nda me telefonata derisa i gjeti edhe numrin gruas time. Rastësisht në Tiranë po ndihmoja dikë te spitali dhe më thotë sa mendjemadh je o burr, hajde dëgjoje një herë materialin!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.