Kryesore

Jonida Maliqi poston foto nga pushimet, revoltohet moderatori shqiptar: Të lutem hiqe!

17:42 - 24.10.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e dashur për publikun, Jonida Maliqi gjithmonë poston për ndjekësit foto nga përditshshmëria dhe udhëtimet e mrekullueshme.




Këto ditë vjeshte këngëtarja shqiptare ka zgjedhur t’i shijojë në Maresh, Marok ku po provon eksperienca të reja.

Një ndër to ishte edhe mbajtja e dy majmunëve të vegjël të lidhur me zinxhirë, me të cilët postoi edhe foto.

Por ky postim i saj fundit nuk është pritur mirë nga moderatori Eni Shehu.

“Ata majmunë vuajnë pafund në atë gjendje me zinxhirë…janë torturuar që të ‘zbuten’. Imagjino të na lidhin ne e të na përdorin si atraksion turistik…Të lutem e gjithë bota po përpiqet t’i luftojë ata njerëz-kafshë që shfrytëzojnë kafshë të pambrojtura për të nxjerrë para. Pls hiqe atë foto”, ka komentuar Eni.

Por edhe Jonida nuk ka qëndruar indiferente ndaj komentit të moderatorit.

“Zemer nuk e ndryshoj dot fatin e tyre por gjithsesi ishte eksperience shume e bukur”, i ka komentuar ajo.

Nuk dihet se çfarë ndodhi por komentet e tyre u fshinë pas pak minutash.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.