Show-Bizz

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty”/ Emina Çunmulaj, mall për nënën e saj

12:52 - 24.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Modelja  e njohur Emina Çunmulaj është një ndër modelet më të njohura e të suksesshme  shqiptare. Ajo tashmë ka ndërtuar prej kohësh jetën e saj në Amerikë dhe shfaqet shumë e lumtur  pranë bashkëshortit të saj, Sam Nazarian dhe dy vajzave, Ella dhe Mia.




Modelja ndan shumë shpesh momente  të shkëputura nga përditshmëria e saj. Në rrjetin social “Instagram” , Emina ndan me followers-at momente nga jeta e saj private, shpesh kemi parë të postojë video apo foto se si kalon ditën me vajzat e saj, por  në postimin  e fundit në ‘Insta story’, ndryshe ng a postimet që jemi mësuar  të shikojmë ajo u shpreh se  kishte  mall për nënën e saj.

Postimi i plotë

“Thjesht mësova ta vazhdoj jetën pa ty, nuk e di si. Ndonjëherë mendoj sikur je thjesht në një vend tjetër të botës dhe do të të shoh së shpejti. Herë të tjera dëgjoj zërin tënd në regjistrime dhe mendoj se je sërish diku dhe do të të takoj sërish. Por ndonjëherë thjesht qaj sepse e di që s’do të mundem të të përqafoj më dhe ti s’do t’i takosh kurrë vajzat e mia, tek të cilat të shoh shpesh ty. Ndonjëherë ndjej se ti je kudo përreth meje dhe oh, sa do të doja të më shikoje! E di që do të ishe krenare se sa nënë e mirë jam për vajzat e mia. E kam mësuar gjithçka nga ty. Më mungon kaq shumë mami! S’më besohet që kanë kaluar 6 vite, duket sikur ndodhi dje!”

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.