Kryesore

Vishet me rrobat e ISIS, ja çfarë deklaroi në polici këngëtarja shqiptare

14:04 - 24.10.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja Ronela Hajati ka përfunduar në polici, kohë më parë teksa xhironte klipin e këngës  “ A don si kjo”. Pjestarët e klipit ishin veshur si pjestarët e ISIS, dhe kjo solli panik në atë kohë. Si rrjedhojë, këngëtarja përfundoi në polici.




Kjo ngjarje e cila ka ndodhur kohë më parë erdhi sërish në vëmendje në emisionin ‘ Soirée’ me Jonida Shehun në Top Channel. Këngëtarja sqaroi me detaje sesi ka ndodhur.

“Përfundova në polici, isha në komisariat gati 5 orë. Më thoshnin ‘kush të ka thënë ty që të vish e veshur kështu?’ Dhe unë tallesha sepse nuk po e merrja seriozisht dhe ju thoja Bin Laden e ata e shkruanin Bin Laden. Më pas u sqarua që ishte vetëm një klip dhe ata e panë që ishin kamera, por ishin proçeduarat e tilla. Plus pastaj si qytetare e ndershme që jam shkova u vetëdorëzova vetë pasi e pashë që po më shante një Shqipëri e tërë”– ka treguar Ronela Hajati.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.