BLUETOOTH

“Kam nevojë të kujdesem për veten”, Morena Taraku merr vendimin drastik

15:30 - 26.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Morena Taraku ka vendosur ‘të zhduket’. Ajo ditë më parë ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Missed Call”. Derisa po shijon suksesin e kësaj kënge, artisja ka marrë vendim të shkëputet për një kohë nga rrjetet sociale. Ajo thotë se arsyeja përse mori këtë vendim është se dëshiron të fokusohet në qetësi shpirtërore dhe familje. “Desha t’ju falënderoj për çdo pikë dashurie që ma keni fal.. për çdo koment e çdo përkrahje.. Unë që nga sot do jem pak e shkëputur nga rrjetet sociale dhe dua të fokusohem në qetësinë time shpirtërore dhe me brendësinë time.. ne si artistë nganjëherë harrojmë të falim dashuri  e kujdes nga vetja…”, ka shkruar ajo.




Ky vendim i Morenës vjen pak ditë pas skandalit të saj me Prokurorinë dhe Doganën, kur ka tentuar të sjellë në Kosovë një veturë duke e deklaruar si e re, për t’i ikur një tatimi që duhej të paguante për veturën, e cila në fakt kishte pak më shumë se dy muaj që ishte regjistruar në Gjermani. E këtë rast, i cili nga Dogana është dërguar në prokurori, janë munduar që ta fshehin shumë njerëz sidomos nga prokuroria, e cila ka marrë vendimin që vetura të pranohet si e re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.