BLUETOOTH

Publikon unazën me diamant, Rike Roçi: Mbase do martohem!

15:00 - 26.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Disa ndahen, disa bashkohen e disa të tjerë gjejnë dashurinë sërish diku tjetër. Por si qëndron rasti i Rike Roçit? Ish-banorja e “Big Brother” është mjaft e komentuar për jetën e saj private, por gjithmonë është munduar të tregohet sa më e rezervuar. Së fundmi, ajo ka zgjedhur t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në “Instagram”. Njëri  prej tyre e ka pyetur për unazën me diamant që ajo mban gjithmonë në gishtin e martesës. Rike ka vendosur t’i përgjigjet, por përsëri duke lënë hapësira për më shumë kuriozitet. “Mbetet private, mbase jam vetëm. Mbase kam dikë prej vitesh, mbase do martohem. Mbase…”, shkruan ajo. Kjo përgjigje i ka ngatërron akoma më shumë të gjithë, kështu që na mbetet vetëm të presim për më shumë të reja nga jeta e Rikes. Ndërkaq me këtë gjest ajo i rriti dyshimet akoma më tepër se ka rigjetur dashurinë dhe ka harruar njëherë e mirë ndarjen nga i fejuari muzikant prej një dekade, Dj-i italian Luca Binatti. Ndërkaq në pyetjet e bëra nga fansat lidhur me çfarë nuk do të bënte në të shkuarën ajo përgjigjet qartë: Nuk do t’i dedikoja kohën time ‘shoqeve’ që u shfaqën falso në të vërtetë! Nga kjo përgjigje duket se Rikja është zhgënjyer shumë në të shkuarën. Ndërkaq nga ana tjetër rrëfen një detaj të pashprehur më parë.




rike 4 rike 1 rike 5 rike 6 rike 9 rike 3 rike 7 rike 8 rike 2
<
>

Ajo tregon mënyrën se si ka emigruar në Itali dhe sakrificat që familja ka kaluar në tokën e huaj. “Nuk më vjen turp ta them. Isha një vajzë e vogël në fillim të viteve ’90 kur hyra në Itali si një emigrante në mënyrë ilegale kur tek ne ishte lufta civile. Kam ardhur me një varkë dhe shumë shpresa e lutje. Një ditë do të tregoj gjithçka!”, përfundon shkrimin në ‘Instagram’ bukuroshja. Kujtojmë se ish-banorja e “Big Brother”,  prej vitesh jeton dhe punon në Milano të Italisë, ajo ra menjëherë në sy në show-t për shkak të tipareve tërheqëse dhe formave të saj bombastike. Në rastin e Rikes nuk është çudi, përderisa ajo mori famë të shpejtë në gjithë Italinë, si tifoja seksi e “Euro 2016”. Pasi fotot e saj dhe Irid Oxës me dekoltetë bombastike bënë xhiron e botës, Rike mori shumë ftesa për të qenë e ftuar në emisionet më të ndjekura të Italisë, ku flitej për sportin. Natyrisht që në ato panele përveç futbollistëve, mund të ketë tërhequr edhe vëmendjen e politikanëve që kanë po ashtu të njëjtin pasion, edhe për futbollin e femrat e bukura. Në rastin e unazës me diamant të shohim nëse kjo është një provokim i radhës i Rikes apo është vërtetë në një lidhje që do të kurorëzohet me një fejesë apo martesë së shpejti!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.