Show-Bizz

Dash Shehi shkon ‘tapë’ në emisionin e mëngjesit në TVSH

18:00 - 30.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ish-deputeti demokrat dhe kreu partisë Lëvizja për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehu, është një nga politikanët më popullor në vend dhe kjo më së shumti për shkak të sjelljes dhe të folurit troç. Por si tirons që është edhe ai e ka pak qejf më shumë se ç’duhet alkolin. E kjo nuk është një gjë e re të paktën për ata që e njohin nga afër apo kolegët e tij politikanë. Aq qejf e ka Dashi alkolin sa edhe në mëngjes mund të ketë raste që është “tapë”. Së fundmi ai ka qenë i ftuar për të dhënë opinionin e tij për situatën aktuale në një nga emisionet e mëngjesit në TVSH, por gjendja e ish-deputetit nuk ka qenë më e mira e mundshme. Ai është shfaqur në një gjendje të rënduar prej alkolit dhe ku u duk që në momentin që hyri në studio ku këmbët nuk e mbanin mirë. Gjithashtu, ai e kishte të vështirë të lidhte fjalët dhe të kujtonte emrat. Situatë kjo që ka vënë jo në pak vështirësi edhe dy drejtuesit e emisionit të cilët janë përpjekur më kot të administrojnë këtë incident.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.