VIP PAGES

Gjinushi nostalgjik për kohën kur ishte deputet, kthehet sërish në Kuvend

18:00 - 30.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I vetëshpallur kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi është deklaruar se është zhveshur nga përkatësia politike dhe për këtë ka hequr dorë nga kreu i Partisë Social-Demokrate që e krijoi dhe e drejtoi vet për afro 3 dekada me radhë. Kjo të paktën zyrtarisht, pasi në të vërtetë nuk dihet nëse ka ende “aksione” në drejtimin e saj. Por duket se të qenit për një kohë të gjatë në politikë, shpesh herë edhe si protagonist, e ka bërë Gjinushin një njeri të varur prej saj dhe nga e cila nuk heq dot dorë kollaj. Kështu ndërsa vijon tashmë detyrën e kreut të Akademisë së Shkencave, Gjinushi nuk humbet rastin që sa herë ka seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë të shkojë aty dhe të takojë ish-kolegët e vet.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.