Show-Bizz

MC Kresha fotografohet me të dashurën rrugëve të Prishtinës

18:00 - 30.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë e dimë tashmë që këngëtari i njohur MC Kresha ka dikë në jetën e vetë. Së fundmi ai është fotografuar dorë për dore me të dashurën e tij misterioze. Prej disa javësh, në media po flitet për romancën e re të reperit MC Kresha me një vajzë misterioze bionde. Madje, një muaj më parë ai u filmua teksa festonte ditëlindjen me partneren e re, portreti i së cilës mbeti ende i pazbuluar.




Gjithashtu në një intervistë në “Klanifornia”, ku Kresha ishte i ftuar së bashku me Lyrical Son, djemtë lanë të kuptohej se reperi ishte i dashuruar. Megjithëse nuk ka preferuar ta bëjë publik identitetin e të dashurës së tij, Kresha nuk e ka aspak problem të dalë me të rrugëve të kryeqytetit. Sigurisht, dyshja s’ka mundur t’i shpëtojë syrit të paparacëve, të cilët i kanë kapur teksa ecnin dorë për dore, siç mund ta shihni në foton nga “nZoom”. Megjithatë, dyshja është fotografuar me shpinë të kthyer, duke na lënë ende kuriozë për portretin e biondes misterioze që i ka vjedhur zemrën reperit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.