Show-Bizz

Rakip Suli pastron Kamzën nga simbolet e PD, mbush kazanët me foto të Berishës

18:00 - 30.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në 30 qershor me mospjesëmarrjen e saj në zgjedhje Partia Demokratike humbi të gjitha bashkitë që ajo drejtonte më parë, përfshi këtu edhe Bashkinë e Kamzës. Për herë të parë që nga krijimi drejtimin e saj e morën socialistët me Rakip Sulin, ndërsa Xhelal Mziu iu desh të lërë zyrën pas një kohe të gjatë si kryebashkiak. E një nga punët e para të bëra nga kryebashkiaku i ri duket se ka qenë pastrimi i Bashkisë, depove bashkiake, shesheve e rrugëve nga çdo gjë që ka lidhje me Partinë Demokratike, si flamuj, postera me logon e PD-së, fotografi të Sali berishës apo të Lulzim Bashës. Ka qenë vetë kryebashkiaku i ri Rakip Suli ai që ka publikuar disa foto nga pastrimi i simboleve të PD-së, teksa ka mbushur kazanë të tërë plehrash me flamuj e foto të ish-kryetarit demokrat Sali Berisha.




*Shënim: “Lajmet” e “Bulevardit politik”, nuk janë edhe aq lajme, mos i merrni seriozisht


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.