Show-Bizz

Tinguj për dashurinë më të pastër, VIP-at që u dedikuan këngë fëmijëve të tyre

18:00 - 30.10.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Një nga elementët më të bukur në jetën tonë është padyshim muzika. Ajo është një lloj gjuhe e shpirtit, ndaj edhe këngëtarët më të mëdhenj i kanë kënduar ndjenjave më universale të njeriut, dashurisë për familjen , partnerin apo edhe fëmijën. Por kur vjen fjala për dashurinë më të pastër, as në showbizin shqiptar nuk mungojë artistët që u kanë dedikuar fëmijëve të tyre vargje të tëra këngësh, me muzikën e ëmbël e të veçantë ashtu sikundër çdo prind do donte për fëmijën e tij. Që nga Alban Skënderaj dhe Miriam Cani që i dedikuan vajzës së tyre të vogël një këngë dhuratë me rastin e ditëlindjes e deri tek Tuna që me këngën e saj i dedikoi një ndër këngët e saj djalit të saj të vetëm, Patrisit, më poshtë do të shihni këngët që VIP-at shqiptarë u kanë dedikuar fëmijëve.
“Dhurata” e Alban Skenderajt dhe Miriam Canit.




Më 28 Nëntor, në festen e Pavarësisë së Shqipërisë, çifti i njohur Alban Skenderaj dhe Miriam Cani publikoi këngën e tyre të re “Dhurata”. Ajo u publikua pikërisht në 2-vjetorin e vogëlushes së tyre Ameli.

“Pa faj” dhe “Papalove” të Kastro Zizos
Këngëtari ka dy fëmijë, një vajzë me emrin Nia dhe djalin Dankan. Së fundmi në festivalin “Kënga Magjike” ai konkurron me një projekt kushtuar të bijës, “Pa faj”, të kënduar me Rea Nuhun. Ndërsa në 2014-n erdhi me një dedikim për të dy fëmijët e tij “Papalove”, të kënduar bashkë me Young Zerkën.

noizy muzika tuna muzika vedat ademi muzika ardit gjebrea muzika
<
>

“Thesar pa emër” e Jonida Maliqi
Këngëtarja Jonida Maliqi ishte shtatzënë me djalin e saj Dan kur mori pjesë në festivalin “Kënga Magjike” të 2011-s me këngën “Thesar pa emër”. Ajo fitoi çmimin “Çesk Zadeja”.

“Noku vogël” i Noizy-t
Të gjithë e dimë që Noizy ka një vajzë të quajtur “Leandra”, e cila jeton në Londër. Në vitin 2012 ai publikoi një këngë të quajtur “Noku vogël” kushtuar vajzës së tij, duke i shprehur dashurinë dhe ndjenjën e mungesës që ka për të.

“Jon” dhe “Për ty” i Ardit Gjebrea
Mban emrin e Detit Jon, por në këngën e 1991-shit, këngëtari Ardit Gjebreas tregoi vuajtjet që kaloi bashkëshortja e tij për të sjellë në jetën fëmijën e tyre të parë. Një këngë kushtuar djalit të tij Jon, të përshkruar me fjalët më të ndjera për dhimbjet që kaloi populli shqiptar në atë kohë.
“Gjithmonë të dy, dhe 100 vite të kalojnë, do jem me ty”- premtimi më i bukur mes prindit dhe fëmijës. Dashuri e pakushtëzuar, që u përcoll në finalen e “Kënga Magjike” dhe na emocionoi të gjithëve.

“Vetëm ti” i Vedat Ademi
Dhurata për 1 vjetorin e djalit të tij ishte pikërisht kjo këngë në 2013. “Ti si një engjëll, e zbukurove jetën tonë.Sa shumë të duam, nuk munden fjalët ta tregojnë. Kur ti qesh, e gjithë bota ndriçon” janë fjalët e tekstit që përshkruajnë ndjesinë që çdo prind ka për fëmijën e tij.

“Duam” i Tuna
Kjo ishte kënga ku ne pamë Tunën ndryshe, dhe mesa duket ky është efekti i të qenit “nënë”. Melodia dhe teksti janë në një harmoni perfekte, dhe pikërisht kjo ishte arsyeja pse vodhi zemrat me pjesëmarrjen te “Kënga Magjike”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.