BLUETOOTH

Alketa Vejsiu surprizon vajzën e Vera Grabockës: Je motra që do doja të kisha dhe kam!

16:22 - 02.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Linda, vajza e regjisores së njohur Vera Grabocka, festoi ditëlindjen dy ditë më parë. Për shkak të angazhimeve të shumta, Vera nuk mund të ishte pranë të bijës, por duket se mikja e saj e mirë, Alketa Vejsiu ishte surpriza e veçantë për Lindën. Moderatorja fluturoi drejt Parisit, aty ku vajza e Verës jeton prej vitesh.




Këtë gjë e zbuloi vetë ajo me anë të një fotoje të publikuar në ‘Instagram’ në të cilën shkruante: “Takim dhe festë surprize me motrën që do të doja të kisha dhe kam, vajzën më të bukur në Paris dhe një nga njerëzit më të rrallë që kam njohur në jetë, mamin e dy çunave të paparë, dhe gruaja e një burri që e adhuron, dhe patjetër dhurata më e mirë e jetës që Vera dhe Timo mund të meritonin”. Kujtojmë se dy ditë më parë, Vera i organizoi një surprizë së bashku me stafin e “Dance with me“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.