BLUETOOTH

Pas dedikimit të Eduardit për librin e Arbanës, moderatorja jep reagimin e ëmbël

13:00 - 09.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë mezi presim të shohim librat e rinj që do të dalin në panairin e librit ditën e mërkurë. Ndër të rinjtë do renditet edhe libri i dytë i gatimeve i moderatores së njohur, Arbana Osmani. Libri titullohet “Receta për 5 minuta” dhe është mjaft i pëlqyer, edhe pse nuk është publikuar akoma. Arbana zbuloi së fundmi edhe kopertinën e tij dhe të shumtë ishin ata që e kanë përgëzuar. Në mesin e urimeve, ra në sy edhe ai i Eduart Grishaj. Regjisori ka shkruar fjalët më të veçanta për bashkëpunëtoren e tij, duke zbuluar madje edhe një ‘sekret’, ky libër ka bërë edhe Eduartin të gatuajë. “Me këtë libër mund të gatuani ushqimet më të mira ndonjëherë. Më besoni, sepse e kam nga eksperienca dhe kur kam arritur të gatuaj unë, mund t’ia dilni të gjithë”, shkruan ai ndërkohë që Arbana i kthehet plot dashuri: “Të vdes unë”. E ku ka reagim e reklamë më të bukur se kaq mes çiftit!





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.