BLUETOOTH

S’po njihen më! Vip-at që janë bërë sozi e njëri-tjetrit me ndërhyrjet kirurgjikale

15:57 - 09.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Fotoshop apo bisturi? Të famshmit që janë kritikuar ashpër nga ndjekësit




Kush është Luana e vërtetë? Fotot që na bëjnë t’i kontrollojmë dy herë

Perfeksioni dhe të qenit gjithmonë i ri dhe i bukur është bërë tashmë trend dhe nevojshmëri për njerëzit e njohur. Edhe pse pothuajse askush nuk preferon ta pranojë, fotot e tyre të së shkuarës flasin të vërtetën dhe tregojnë haptazi ndryshimet në pamjen e tyre që janë bërë pas ndërhyrjeve kirurgjikale. Aq e vështirë është bërë që t’i njohim këta VIP-at tanë saqë s’po arrijmë t’i dallojmë as nga njëri-tjetri. Me ndërhyrjet tipike të bëra në fytyrë si: fryrja e buzëve, ngritja e mollëzave si dhe rregullimi i dhëmbëve e shumë e shumë lifting e ndërhyrje të tjera, të famshmit po bëhen sozi edhe e njerëzve të zakonshëm. Më poshtë po listojmë disa prej tyre që falë ndërhyrjeve apo edhe photoshopit të përdorur në foto, do të duhet të sigurohemi për kartë identiteti për t’i dalluar kush janë në të vërtetë.

Luana Vjollca

Vajza nga Kosova, e cila duket si sozia e moderatores Luana Vjollca. Luana Vjollca është padyshim një nga moderatoret më bukuroshe të ekranit e që shpesh tërheq vëmendjen. Kjo e ka bërë edhe një ndër personazhet e famshëm më të komentuar të showbizit. Mirëpo nuk e dinit se Luana paska një sozi. Ajo quhet Hareza dhe është nga Suhareka e Kosovës. Bukuroshja bionde ka një ngjashmëri shumë të madhe me Luanën. Flokët bionde, buzët e plota dhe vetullat e harkuara i bëjnë dy vajzat të duken si dy pika uji.

Leonora Jakupi

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi së fundmi ka publikuar disa foto ku me të vërtetë ajo nuk njihet. Por fansat e saj e kanë akuzuar këngëtaren për operacione plastike. “Leonora a ke pas operacione plastike, se po shoh ndryshim në fytyrën tende, po dukesh edhe me bukur”, ishte një ndër komentet nga fansat e saj. Por këngëtarja me përgjigjen e saj e ka siguruar se nuk ka bërë operacione duke zbuluar dhe sekretin e këtij ndryshimi. “Të siguroj me jetë që në fytyrën time as nuk kam pas e as nuk kam ndërhyrje aq më pak plastike, rezultat i ndryshimit janë duart e Arbrit (grimierit), i cili vërtet bën mrekulli me artin e tij prej grimieri profesionist“, përgjigjet Leonora.

bisturi leonora jakupi 1 bisturi leonora jakupi 2 bisturi adelina 2 bisturi nora 1 bisturi xhensila 2 bisturi xhensila 1 bisturi nora 2 bisturi adelina 3 bisturi adelina 1 bisturi genta 3 bisturi genta 2 bisturi luana 2 bisturi luana 1
<
>

Genta Ismajli

Genta Ismajli është vënë në qendër të komentuesve, pas fotove që ka publikuar së fundmi. Këngëtarja ka hedhur në Instagram disa foto ku shfaqet shumë seksi dhe në pah nxjerr tiparet e fytyrës. Këngëtarja duket se e ka tepruar pak me grimin, megjithatë ndjekësit nuk mendojë kështu. Ata e akuzojnë hapur për photoshop madje ka nga ata që pyesin se kush është. “Nuk është Genta kjo more”. “Shumë qenke deformuar, të shkon më shumë origjinaliteti”. “Mes gjithë atyre operacioneve plastike, tash ja paske arrit qëllimit të bëhesh kaq e bukur”. “Bëj një foto siç je vetë, jo kaq shumë photoshop”. Këto janë disa nga komentet, të cilëve Genta ka preferuar të mos iu përgjigjet.

Adelina Tahiri

Në fund të tetorit Instagram-in e Adelina Tahirit e kanë pushtuar fotot dhe videot të shkëputura nga kënga e re. Ajo mban titullin “Hile hile” dhe në klip Adelina shfaqet shumë hot. Së fundmi ajo ka publikuar një foto me belin shumë të hollë dhe ndjekësit nuk i kanë kursyer aspak komentet. Ata e kanë kryqëzuar këngëtaren, duke e akuzuar për photoshop. “Beli yt është ky? Apo rroftë photoshop-i”, i shkruan një ndjekës. “Krejt photoshop e ki”, i shkruan dikush tjetër.

Xhensila Myrtezaj

Përveç gjithë komplimenteve për veshjen, flokët dhe grimin që merr sa herë që publikon foto e video në Instagram, Xhensila Myrtezaj u akuzua nga ndjekësit se ka përdorur photoshop duke e bërë kërthizën gati të padukshme në korrik të këtij viti. Si një mënyrë për të hedhur poshtë akuzat, këngëtarja postoi këtë video ku duket pjesa e kërthizës: “Le të thonë tani se ka photoshop te videoja. Po si mund të ketë photoshop një video?” shkruan një ndjekës. “Ku jeni ju që thshit se Xhensila ka bërë photoshop? Videot nuk kanë si bëhen me photoshop” shton një tjetër. Praktikisht, ndonëse nuk është e pamundur për shkak të programeve të pavarura që mund të funksionojnë brenda tij me opsione më të zgjeruara, photoshop-i ka kufizime kur vjen puna te editimi i videove dhe përgjithësisht nuk përdoret Ndjekës të tjerë theksojnë se “këngëtarja nuk ka pse të sqarojë asgjë”, ndërkohë që dikush mendon se “i kanë mbushur kërthizën me makeup”. Dhe meqë ra fjala, asnjë kërthizë nuk është si tjetra dhe format janë të ndryshme. Madje jo të gjithë e kanë një të tillë. Modelja Karolina Kurkova u shpall si femra më seksi e vitit 2008 dhe e mori këtë titull pa nevojën e një kërthize, të cilën mjekët ia hoqën në moshë të vogël gjatë një operacioni.

Nora Istrefi

Nora Istrefi është një prej këngëtareve më të dashura për publikun. Që pas ndarjes nga Roberti ajo ka qenë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram disa foto ku shfaqet shumë sensuale, por mesa duket fansave ju ka rënë në sy diçka tjetër, pasi e kanë akuzuar edhe për ndërhyrje në pjesën e gjoksit. Të shumtë janë ata që e kanë komentuar këtë detaj tek këngëtarja e madje disa e akuzojnë se është mbushur silikon. “Duket sikur gjoksin ia ka marrë borxh një kukulle”,-shkruan një komentues. “E paska bërë gjoksin silikon”, shkruan një ndjekës tjetër. “Më zhgënjeve, s’di të përdorësh as photoshop”, i komenton një tjetër.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.