Show-Bizz

“Blen klikimet”/ Sabri Fejzullahu pendohet për deklaratën ndaj Flor Mumajesit

10:33 - 11.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari i njohur kosovar Sabri Fejzullahu, i ftuar në emisionin ‘E diell’ ka sqaruar për të gjithë publikun debatin me këngëtarin Flori Mumajesi. Kujtojmë se Fejzullahu gjatë një interviste deklaroi së këngëtarët i blejnë klikimet duke përmendur disa emra, ndër to ishte edhe emri i Florit. Duket se këngëtari kosovar është penduar për këtë deklaratë. Ai ka sqaruar dhe njëherë deklaratën e bërë, duke shtuar se Florin e ka mik.




“Më kanë thirrur shumë emisione për të më pyetur për këtë, por nuk kam dashur të diskutoj sepse faji është i imi. Jam 75 vjeç dhe nuk është dashur, por rastësia ndodhi në bisedë e sipër me gazetarët. Unë kam 17, 18 këngë që m’i ka kompozuar Flori Mumajesi. Ai i ka hapur dyert në Kosovë me punë e djersë. Unë e kam shumë xhan”, u shpreh Sabri Fejzullahu.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.