Kryesore

Arbana dhe Eduarti fotografohen në momente romantike, ja postimi i ëmbël i regjisorit

10:02 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndeshja e mbrëmshme kundra Francës ka bërë bashkë VIP-at dhe politikanë në stadiumin e ri. Nuk kishte sesi të mungonte në këtë event kaq të rëndësishëm as Arbana Osmani me të dashurin e saj, Eduart Grishaj. Si rrallë ndonjëherë çifti është fotografuar në momente intime. Të dy të veshur kuq e zi, ulur pranë kanë qenë momentet e ëmbla të çiftit.




Për herë të parë atyre i është shkëputur një moment privat. Ashtu si shihet, moderatorja ka mbështetur kokën tek partneri i saj. E lodhur prej angazhimeve që ka patur ditët e fundit tek Panairi i Librit, duket se prezantuesja ka gjetur një moment relaksi tek shpatulla e Eduartit. Ka qenë vetë Grishaj ai që ka postuar këtë foto, duke falenderuar fotografin, “E paske shkrep fiks 1 minutë para se ta zinte gjumi Arbanën”, ka shkruar Grishaj bashkangjitur fotos. Përditë e më shumë ky çift me copëza fotosh e postimesh po na konfirmon se bashkë po shijojnë një histori të bukur dashurie.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.