Kryesore

I dashuri i përfshirë në atentatin e prokurorit/ Kejvina Kthella sërish në Prokurori

10:29 - 18.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Atëherë kur duket sikur u “harrua” historia e shoqërimit të Kejvina Kthellës në Prokurori, dalin të tjera detaje në dritë. Bëhet me dije se vajza e njohur e ekraneve ka shkuar sërish në Prokurori. Vetëm se këtë herë velina ka shkuar me një kërkesë penale me objekt “kthim të sendeve të sekuestruara”. Bëhet me dije se ajo kërkon t’i kthehet celulari i saj, i cili u sekuestruar nga prokurorët e Krimeve.




Kujtojmë se velina seksi u thirr për 10 orë në Prokurori, pasi Redjan Rraja, i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit në dëshminë e tij, kishte thënë se ishte me të dashurën në momentin e ngjarjes. Kejvina u pyet nga prokurorët për rreth 10 orë për lëvizjet e Redjanit ditët e fundit. Megjithatë në rrjetet sociale Kejvina e ka mohuar faktin se ajo dhe Redjani janë të dashur.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.