KULTURË

Përvjetori i pavarësisë dhe flamuri kombëtar i qendisur nga Bernardina Marubi

12:28 - 26.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të hënat e Nëntorit, muajit të festave kombëtare, muzeu “Marubi” i ka shoqëruar me fotografi që përcjellin këta momente të rëndësishme për historinë e Shqipërisë.
Më 28 Nëntor 1913, në Shkodrën e administruar nga një Komision Ndërkombëtar, kryetari i Bashkisë së qytetit Muharrem Gjylbegu, organizon një ceremoni në përkujtim të përvjetorit të parë të Pavarësisë. Në ballkonin e institucionit që drejtonte, u ngrit edhe flamuri kombëtar i qendisur nga Bernardina Marubi, e bija e fotografit Kel Marubi.




© Muzeu Kombëtar i Fotografisë "Marubi", Kel Marubi, Ngritja e flamurit kombëtar në Bashkinë  e Shkodrës, 1913
© Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Kel Marubi, Ngritja e flamurit kombëtar në Bashkinë e Shkodrës, 1913

Të pranishëm në ceremoni ishin përfaqësuesit e pesë Fuqive të Mëdha: Britania e Madhe, Ausrtro-Hungaria, Italia, Franca dhe Gjermania. Fjalën e hapjes e mbajtën Gjenerali Filips, guvernator i qytetit dhe kryetari i bashkisë Gjylbegu.
Siç mund ta dalloni edhe nga ky imazh i Kel Marubit, atmosfera i përngjan një feste me simbole kombëtare. Ceremonia u shoqërua me këngë e thirrje patriotike për bashkim të Shkodrës me shtetin e ri shqiptar të themeluar një vit më parë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.