VIP PAGES

Bushati sfidon Ramën, nuk ngrihet në këmbë kur hynë ai në sallë

10:36 - 27.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama prezantoi dy ditë më parë nismën e tij për luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ose e njohur ndryshe edhe nisma anti ‘kçk’. E këtë e bëri në prani thuajse të gjithë deputetëve, ministrave, e gjithë drejtorëve të përgjithshëm, të cilët kishin mbushur të gjitha vendet e teatrit Art-Turbina në kryeqytet. Natyrisht që radhët e para ishin edhe eksponentët më të rëndësishëm politikë të PS-së, të cilët në shenjë respekti ndaj kryeministri nuk nguruan që të ngrihen në këmbë kur ai hyri në sallë. Të vetmit që nuk denjuan të ngriheshin, siç dallohet edhe në foto janë ish – ministri i Brendshëm, Ditmir Bushati dhe kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi. Kujtojmë se Bushati dhe Rama kanë shkëmbyer debate mes tyre jo vetëm  në mbledhjet e kryesisë por edhe në mënyrë indirekte në publik. Shkak i acarimit të marrëdhënieve të tyre u bë largimi i Bushatit nga detyra e ministrit të Jashtëm dhe më pas situata me zgjedhjet lokale në Shkodër.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.