Show-Bizz

Katastrofa 6.4 ballë, mesazhet e VIP-ave për njerëzit në nevojë

10:30 - 27.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E sotmja është shpallur ditë zie si pasojë e tërmetit të tmerrshëm që ka rënë ditën e djeshme në Shqipëri. Në ndihmë të të prekurve dhe familjeve të viktimave kanë ardhur shqiptarë e të huaj nga gjithë bota. Në solidarizim të tyre kanë ardhur edhe të famshmit shqiptarë, të cilët kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur shqetësimin dhe solidarizimin e tyre me Shqipërinë pas tërmeteve që e kanë goditur vendin që nga orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme. Shumë artistë dhe të famshëm nga Shqipëria dhe Kosova përmes rrjeteve sociale kanë shprehur keqardhje dhe dhimbjen që po e përjetojnë banorët e vendeve të prekura nga tërmetet që në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Shqipëri – shkruan “Gazeta Express”. Disa prej tyre madje kanë kontribuar në fondin që është hapur për të dhënë donacion në të holla për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura. E mbështetja dhe lutjet nuk kanë munguar as nga artistët me prejardhje të famshëm në botë.




Nora Istrefi

“Lutem për ju”, ka shkruar Nora poshtë këtyre fotove. Që nga mëngjesi i djeshëm, shumë kosovarë janë solidarizuar me viktimat, ku edhe kanë mbledhur ndihma të ndryshme për qytetarët e prekur nga tërmeti.

Tanya

“E mira nuk harrohet kurrë! Shqipëri, ata të cilët dikur i strehove, sot po të ofrojnë ndihmë. Po lutemi për ty Shqipëri”, shkruan në një nga postimet që ka bërë Tayna.

78916534_435385897384110_3581622512884121600_n 78901814_1213593708836228_6096356320305217536_n 78698425_798490137260797_639919641426132992_n 78684658_554337835402743_9097062696561410048_n 78653605_1402472716595509_8856749775882551296_n 78583785_2657543174339653_8813959162741391360_n 78292448_433914770843610_1576966280030715904_n 78265061_777793362669537_6831904671297175552_n 78187211_446356612691214_83100689395351552_n 77313764_2457694681175937_2293565737823895552_n 77177699_566636484153161_7648396113388503040_n 76961416_421780272044393_6514581573956796416_n 76747464_475754266389017_6010293568059473920_n 75521886_433350784005184_6981353332581335040_n 76638529_442666633107335_1539006431355731968_n
<
>

Dua Lipa

“Zemra ime dhe lutjet e mira janë me njerëzit e Shqipërisë! Ju dërgoj gjithë dashurinë time gjatë këtyre kohëve të rënda”, ka shkruar Dua në postimin e saj.

Bleona Qerreti

“I lutem Zotit që të gjithë njerëzit e mi të jenë të sigurt! Nëna, babai im dhe unë jemi mirë, vetëm në momente si kjo ne bëjmë një vështrim mbi atë që me të vërtetë ka rëndësi në këtë jetë. Shpresoj që ju dhe të dashurit tuaj janë mirë”.

Kledi Kadiu dhe Albi Nako

Ditën e djeshme Kledi Kadiu do të mbante një “workshop” në “Albi Nako Dance Academy”, por ky event është anuluar. Lajmin e ka dhënë vetë Albi përmes një postimi në rrjete sociale. Koreografi ka treguar se ky “workshop” nuk do të zhvillohet për shkak të tërmetit dhe se është shtyrë për një datë tjetër. Ai ka zbuluar se të gjitha të ardhurat që do të mblidhen prej tij do të shkojnë në ndihmë të të prekurve nga tërmeti. “Ishte parashikuar sot ardhja e balerinit të njohur Kledi Kadiu nga Italia në Tiranë për mbarëvajtjen e një ‘workshop’ në ambientet e ‘Albi Nako Dance Academy’, por tragjedia që pllakosi sot Shqipërinë bëri që ky event të shtyhet në datën 3 dhjetor. Gjithë të ardhurat e këtij ‘workshop’-i shkojnë në ndihmë të familjeve të dëmtuara. Jam i lumtur që këtë iniciativë e morëm bashkë. Faleminderit Kledi! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët!”, ka shkruar Albi në “Instagram”.

Xhesika Berberi dhe Adrola Dushi

Duke qenë se shumë familje në Durrës e Thumanë mbetën pa shtëpi pas tërmetit që goditi Shqipërinë, disa persona dhe organizata kanë nisur fushata për mbledhje fondesh. Këtë nismë e kanë ndërmarrë edhe dy modelet shqiptare, Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi, të cilat për momentin jetojnë në Amerikë për shkak të punës së tyre. Ato kanë shpjeguar në anglisht të gjithë situatën dhe kanë treguar se të ardhurat e mbledhura do të përdoren për strehim, ushqime dhe çdo gjë tjetër për të cilën do të kenë nevojë banorët që janë prekur nga tërmeti. Dy modelet kanë vendosur si qëllim mbledhjen e 200 mijë dollarëve dhe deri më tani disa persona kanë ofruar ndihmën e tyre. Për të nxitur mbledhjen e fondeve, Adrola dhe Xhesika kanë dhënë edhe një mesazh. “Tërmeti që shkundi Shqipërinë ka shkundur zemrën e çdo shqiptari… Të gjithë bashkë mund të bëjmë diçka për të ndryshuar realitetin e trishtë të Shqipërisë sot. Le të veprojmë me zemër”, kanë shkruar modelet në llogaritë e tyre në rrjete sociale. Deri më tani 15 persona kanë humbur jetën nga tërmeti dhe shumë të tjerë ndodhen ende nën rrënoja.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.