VIP PAGES

Vasili ironizon ambasadorët: Po bëni solidaritet për gishtin e mesit…

12:10 - 27.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Petrit Vasili hodhi sërish akuza ndaj ambasadorëve të huaj që kanë kritikuar presidentin Meta për emërimet në Gjykatën Kushtetuese. Tejet i ashpër në fjalët e tij, Vasili akuzon disa seli diplomatike në vendin tonë se ”po bëjnë avokaturën kriminelëve dhe atyre që duan të kthejnë në leckë për këmbët Kushtetutën e vendit tonë”. Vasili u drejtohet diplomatëve të huaj nëse homologët e tyre shqiptarë në vendet e tjera të botës do të ndërhynin në punët e brendshme të atij shteti të huaj dhe të gjykonin për Kushtetutën e atij vendi. Nëpërmjet ironizimit, Vasili shton se në vendin tonë po shfaqet solidaritet ndaj gishtit të mesit duke iu referuar ofendimit që ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Berndt Borchardt u bëri banorëve të Astirit gjatë një proteste të tyre para Drejtorisë së Policisë së Tiranës. “Ka mjaft diplomate burra dhe gra te nderuar, qe e kryejnë siç duhet dhe me integritet detyrën e tyre të përfaqësimit. Por ka edhe disa diplomate të tjerë, të cilët shqiptarët po i shohin teksa shfaqen si solidare të gishtit”,-tha z.Vasili.




 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.