KULTURË

Edhe artistët në këmbë/ Roza e Dhimitër Anagnosti dorëzojnë ndihma për të prekurit tek Teatri

10:48 - 28.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas tërmetit të fuqishëm që preku vendin tonë, Shqipëria, por jo vetëm është ngritur në këmbë për të ndihmuar të prekurit. Pranë Teatrit Kombëtar, prej dy ditësh po mblidhen ndihma për tu dërguar më pas në zonat që kanë nevojë. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka publikuar fotot ku shfaqen çifti Roza e Dhimitër Anagnosti që kanë shkuar pranë Teatrit për të dorëzuar ndihmat e tyre.




77230685_128299648612268_1715620932585783296_o 78157248_128299618612271_1586354455769513984_o 79174854_128299575278942_3365513768732721152_o 77322984_128299531945613_6931751953575706624_o 78762788_128299501945616_4183159328666025984_o
<
>

Statusi i Aleancë për Mbrojtjen e Teatrit

Roza dhe Dhimitër Anagnosti solidarizohen me të prekurit nga tragjedia e tërmetit. Ata sapo erdhën në mjediset e Teatrit Kombëtar për të dorëzuar ndihmat te Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Të angazhuar dhe shembull qytetarie, ata e shumë artistë të tjerë të angazhuar me qëndresën e Teatrit janë pranë qytetarëve në këto ditë të vështira kur luftohet me forca që nuk kontrollohen dot, me vdekjen, rrënimin e jetës, frikën nga sa vjen.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.