DOSSIER

1944, raporti i Enver Hoxhës: Gabimet tona dhe sjellja me Ballin

12:24 - 29.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga prof.Romeo Gurakuqi – Në tetor – nëntor 1944, kur forcat gjermane po plotëso nin tërheqjen finale Jugu I Ballkanit përmes Shqipërisë, ¾ e territorit të vendit ndodheshin nën kontrollin e forcave partizane. Na-cionalistët dhe elita ishte vendo-sur në rrugën e ikjes para furisë së revolucionit bolshevik. Pikër-isht këto ditë, FNÇ dhe PKSH or-ganizuan dy mbledhje të rëndë-sishme në Berat, në të cilat ata vendosen linjat themelore udhër-rëfyese, të pushtetit dhe të partisë. Konferenca e parë kishte të bënte me pushtetin. Ajo ishte një pikë e rëndësishme kthese në historinë dhe politikën shqiptare, sepse për herë të parë komunistët po krijo-nin një qeveri, e cila do të merrte pushtetin dhe do të drejtonte ven-din pas çlirimit të Tiranës. Në Kon-ferencën e FNÇ së Beratit, u ndër-mor hapi final i komunistëve drejt pushtetit, mbasi Këshilli i Madh i Përmetit u mblodh dhe konvertoi Qeverinë e Përkohshme Popullore të formuar në Përmet, në Qeveri të Parë Demokratike të Shqipërisë, Komitet Antifashist Nacional-Çlir-imtar me Enver Hoxhën si Kryemi-nistër. Ky i fundit, pranoi postin e Kryeministrit ndërkohë, që dele-gatët e konferencës duartrokisnin dhe brohorisnin të papërmbajtur, pa e kuptuar se një e nga një do të ishin në të ardhmen objektiva të kësaj mendjeje vrastare, që po ide-onte makinerinë e dhunës së gjith-anshme mbi një shoqëri të trauma-tizuar. Kulmi i ngjarjeve arriti në Tiranë ditën e Pavarësisë Ko-mbëtare me, 28 nëntor 1944, kur qeveria e FNÇ e shpalli veten për herë të parë, si autoriteti më i lartë ligjor i Shqipërisë. Sipas rezolutës së formuluar dhe aprovuar në Kon-gresin II të FNÇ në Berat me 20-25 tetor 1944, Komiteti Antifashist Na-cional-Çlirimtar, u shndërrua në Qeveri Demokratike të Shqipërisë. Mbledhja e dytë e rëndësishme në Berat ka qenë Plenumi II i KQ të PKSH, që u mbajt pas çlirimit të Tiranës, ndërkohë që Enver Hoxha dhe rrethi i tij përgatiteshin për të hyrë në kryeqytetin e liruar nga forcat gjermane. Cilat ishin rretha-na e brendshme partiake të Plenu-mit? Në rrjedhën e vitit 1944 presio-ni i PKJ mbi KQ të PKSH erdhi duke u rritur në mënyrë të pangjashme, posaçërisht kur si përfaqësues zyr-tar i Titos u bë Koloneli Velimir Stojniç. Ndërhyrja më e spikatur kontrolluese, e cila nga një anë na ndihmon sot për të kuptuar se në linjën e ndjekur nga PKSH, ka pa-sur një kah të spikatur foshnjërak ekstremist, ka ndodhur në Plenu-min e Dytë të KQ të PKSH në Berat, në nëntor të vitit4 1944, pak ditë para se të përfundonte tërheqja e gjermanëve nga vendi dhe shtabi i FNÇ të zhvendosej nga Berati drejt Tiranës. Në këtë konferencë, por edhe para saj, Stojniç ndërmori një goditje mbi gjithë linjën e ndjekur nga PKSH, duke e cilësuar atë si një vijë plotësisht e gabuar dhe qën-drimin e Enver Hoxhës, si një sin-




tezë të të gjitha gabimeve. Duke qenë, se akuzat e Stojniç u mbësh-tetën nga pjesa më e madhe e anëtarë të Byrosë së KQ të PKSH, në të cilën Koçi Xoxe, me mbësh-tetjen e Stojniç, pati kooptuar anëtarë të rinj për të siguruar shu-micën pro-jugosllave, bëri që në këtë mbledhje, jo vetëm të ndodhë nënshtrimi i plotë, por të dokumen-tohen pjesa më e rëndësishme e po-himeve kryesore të desidencës pa-triotike e nacionaliste, mbi vijën e ndjekur nga komunistët shqiptarë gjatë luftës. Po ashtu, gjatë këtij plenumi, Stojniç ngriti problemin e të ardhmes së marrëdhënieve sh-qiptaro-jugosllave, duke deklaruar, se Shqipëria nuk kishte rezerva të mjaftueshme që të zhvillonte një ekonomi të saj të pavarur. Prandaj, sipas tij, nuk kishte rrugë tjetër për këtë vend, veçse të pranonte të lid-hej me Jugosllavinë në një konfed-eratë, madje të vijonte procesin më tej, duke u përzjerë në Jugosllavi. Për të arritur këtë objektiv, Stojniç deklaroi, se ishte thelbësore, që PKSH të përgatiste masat popullore shqiptare dhe të popullarizonte Titon, si “simbol i çlirimit të popu-jve të Balkanit”.

DOSJA E PLENUMIT II

Dosja e Plenumit II të KQ të PKSH gjendet në AQSH, përmban dokumente, mbi bazën e të cilave mund të krijohet një ide e qartë mbi atë çfarë ka ndodhur në këtë tubim të komunistëve shqiptarë. Dosja ka qenë e mbyllur posaçërisht nga gru-pi i ngushtë i Enver Hoxhës, për të gjithë historianët për shkak të të vertetave rrënuese për përrallat komuniste. Ajo u botua për herë të parë falë ndërgjegjes profesionale të Profesor Ndreçi Plasarit dhe bashkëpunimit Profesor Luan Malltezit.

Në AQSH, Fondi i KQ PKSH (PPSH), Fondi nr. 14, Lista 1 dosja 2, Plenumi i Dytë i KQ PKSH, Berat 23 Nëntor 1944, gjenden dy raporte, si dhe proces-verbali, në dy variante origjinale, i Mbledhjes së Plenumit të Dytë të Beratit. ë rendin e ditës shënohen këto çështje: 1. Raporti mbi situatën politike, referuar nga Sejfullah Maleshova, raport që nuk gjendet më në arkiv; 2. Raporti mbi vijën politike të partisë, i mbajtur nga Enver Hoxha, i cili gjendet në arkiv në dosjen respektive; 3 Një raport mbi çështjen organizative, i referuar nga Koçi Xoxe; 4. Disku-time rreth këtyre referateve, që janë në proces-verbalin voluminoz. Pika e 5 kishte të bënte me ri-organizmin e KQ dhe ndarjen e punës; Përjash-timin e Liri Gegës dhe Ramadan Çitakut nga Byroja e KQ të PKSH dhe pranimin e anëtarëve të rinj në Byro, në plenum, si kandidatë. Ësh-të për t’u shënuar, që në Plenum ka mbajtur një fjalë delegati jugosllav Velimir Stoiniç, tregues i koman-dimit të plotë të PKSH nga PKJ, e drejtuar nga Josif Broz Tito. Ardh-ja e Velimir Stoiniçit siç duket ndry-shoi kursin e ngurtësuar terrorist të PKSH. Raporti i Enver Hoxhës në Plenumin e Dytë të Beratit, vlerë-suar nga kopja origjinale, ka një linjë krejtësisht të ndryshme arsy-etimi nga raportet pararendëse, le të themi, nga raporti, që Enver Hox-ha ka mbajtur në Plenumin e Parë të KQ të PKSH, që u zhvillua në Helmës të Skraparit, në datat (20-25) maj 1944. Kjo, jo se këtu në Be-rat mungon linja e ashpër bolshe-vike e Hoxhës dhe e gjithë KQ së PKSH, por sepse aty ka një për-pjekje të qartë, për të kaluar sekta-rizmin si përgjegjësi, mbi person-azhe të tjerë të PKSH dhe mbi të deleguarit pararëndës të PKJ, Mi-ladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Në raport ka rivlerësim të pothuajse gjithë qëndrimeve të deriatëhershme politike, ka pohime dhe rrëfime, që japin një dritë të ndryshme mbi të vërtetën e ngjar-jeve në Shqipëri, si përsa i përket situatës së brendshme të PKSH, ashtu edhe të ngjarjeve dhe raporteve të politike me faktorët e tjerë jashtë LNÇ. Për të gjitha çësh-tjet e diskutueshme, në Pezë, Mukje, Labinot, apo për qëndrimet e mbajtura ndaj përsonazheve të tilla si: Bazi i Canes, Muharrem Ba-jraktari, Skënder Muço, Hysni Lepenica, Gani Kryeziu, etj., rapor-ti i Enver Hoxhës bën fajtorë edhe PKSH, edhe LNÇ. Raporti origjinal nuk ka qenë i njohur publikisht në këtë version reflektimi kritik, për periudhën deri në vitin 1995. Ai ka kritikuar ndërhyrjen jugosllave në punët e brendshme të PKSH. Për herë të parë dhe të fundit, në këtë mbledhje ka disa pohime dhe anal-iza që kjo parti nuk i ka bërë asn-jëherë më pas, përsa i përket Luftës së Dytë Botërore, politikave të nd-jekura nga udhëheqësia e saj, mbi karakterin e luftës, qëndrimet ndaj nacionalistëve etj. Është një frag-ment i shkëputur reflektimi, një lloj realizmi jo i plotë, i imponuar tak-tikisht, por gjithsesi i mjaftueshëm për të kuptuar gjithë linjën e PKSH nga themelimi i saj, veprimtarinë e saj reale politike me forcat e tjera politike, natyren e vërtetë të Fron-tit Nacional-Çlirimtar dhe të gjithë thelbin e asaj çfarë ajo e ka kon-sideruar si Luftë Nacional-Çlir imtare. Shqyrtimi i kujdesshëm i kësaj dosjeje të bën të qartë, se PKSH ishte vetëm një shtojcë e PKJ, që drejtohej nga emisarët interna-cionalistë jugosllavë, sipas radhës. Pjesëmarrja e Velimir Stojniç dhe Niaz Dizdareviç në Plenumin e II, roli që ata luajtën, transparenca më e madhe ndaj ngjarjeve dhe sjelljeve politike, raporti i Enver Hoxhës, i ndryshëm nga çdo gjurmë doku-mentare e tij e mëparshme, kanë mjaftuar për t’ia mbajtur të mbyl-lur publikut të vërtetën, që ai dhe PPSH do ta mohonte për (5 – 6) de-kadat e pritshme.

Dokumenti ku flitet për të metat e 'shokëve' të partisë në luftë
Dokumenti ku flitet për të metat e ‘shokëve’ të partisë në luftë

Dosja për Enver Hoxhën me shënime
Dosja për Enver Hoxhën me shënime

RAPORTI I ENVER HOXHËS

Por le t’i marrim me radhë prob-lemet, që trajton Enver Hoxha në këtë raport:

1.Së pari, qëndrimin sektar në lidhje më afrimin me nacionalistët, që nga fillesa, Enver Hoxha përpiqet që t’ia veshë Anastas Lulës, Koço Tashkos dhe Miladin Popoviçit. Raportet, që Lula dhe Tashko kishin bërë, ishin të gjitha në disfavor të një afrimi me nacio-nalistët. Ndërkohë, që Miladin Pop-oviçin e sjell si një shembull nxitës intransigjent, ndaj Dr. Dishnicës i cili kishte një qëndrim të ndryshëm ndaj nacionalistëve dhe ishte për një afrim sa më të ngushtë.

2.Së dyti, Enver Hoxha e konsid-eroi Konferencën e Pezës, si një punë të improvizuar. Fshatarët kishin një përfaqësim të pakët në këtë konferencë. Gjithashtu edhe nacionalistët e shihnin Konfer-encën e mbledhur në Pezë, me sy skeptik. Të gjithë ata, që ishin thir-rur në konferencë nuk kishin një ide të qartë, se çfarë do të ndodhte atje. Të gjithë ishin thirrur me pusulla, sikur do të shkonin në një dasëm. Shumë prej tyre nuk erdhën, disa dërguan njerëz për të marrë vesht, se çfarë do të ndodhte atje, disa ishin spektatorë dhe ata që morën pjesë më të vërtetë, nuk kish-in një perspektivë të qartë mbi produktin, që do të nxirrte Konfer-enca e Pezës. Vetë komunistët, pra KQ i PKSH, në Konferencën e Pezës, nuk  qenë në gjendje të realizonin si duhej rezultatet e punës që po bënin dhe që po përgatisnin; nuk e shihnin qartë, në dritën e vërtetë, Frontin dhe çfarë në vetvete do të përfaqësonte ky Front. Në thelb, sipas Enver Hoxhës, PKSH nuk ar-riti pas Konferencës së Pezës të shihte situatën, që po krijohej rreth grupimit dhe veprës së tyre.

3.Së treti, Enver Hoxha hodhi tezën, që PKSH nuk e ishte parash-ikuar krijimin e Ballit Kombëtar. Krijimi i BK kishte qenë një zhvil-lim i papritur politik për komu-nistët shqiptarë. Traktet e para të BK i kishin hutuar ata dhe i kish-in ç’orientuar në përcaktimin e kontureve të kësaj organizate; madje ata nuk kishin një ide të qartë as mbi organizatorët, por kishin arritur në përfundimin, se puna e PKSH me nacionalistët kishte qenë e dobët, forca e tyre ishte nënvleftësuar. PKSH e kishte konsideruar mosardhjen e Mit’hat Frashërit dhe Ali Këlcyrës në Pezë, si një veprim të natyrshëm, por ata nuk kishin arritur të kuptonin dëmin, që do të shkaktonte mungesa e tyre në ndikimin në popull, mbasi bëhej fjalë për njërëz influ-entë, me traditë demokratike, të cilët kishin qendruar jashtë regjimit të Zogut dhe kishin lidhje të ngushta me shtresat e mesme të popullit. Dy gabime konstaton Enver Hoxha në këtë zhvillim të ri: së pari, PKSH kishte gabuar, që nuk mundi dot t’i grumbullonte në front të gjërë të gjithë elementët demokratë, që formuan BK, por i la ata të grumbulloheshin në një organizatë, që doli si reaksion kundër LNÇ. Ky gabim kishte ndodhur edhe pse KQ i PKSH dhe të gjitha organizatat e partisë, nuk e kishin të qartë vijën poli-tike, nuk dinin në të vërtetë se çfarë ishte Fronti, vija politike ish-te sektare dhe nuk parashikonte punën me nacionalistët. E gjitha kjo ndodhte, ndërkohë që BK e vlerësonte LNÇ si një organizatë të PKSH. Dhe ky përcaktim ishte, në këndëvështrimin tim, një fakt më se i vërtetë, por që Hoxha nuk mundi kurrë ta pranonte.

4.Gabime të ngjashme Enver Hoxha konstanton në qëndrimin ndaj Bazit të Canes dhe Myslim Pezës. Qëndrimi i PKSH ndaj Mys-lim Pezës dhe njerëzve të tij, sipas Hoxhes, nuk ka qenë shumë herë i drejtë dhe i vendosur. Qëndrimi i PKSH kishte qenë i lëkundur dhe në të shumtën e herës, sektar. E gjithë puna e PKSH në rajonin e Pezës konsiderohej një veprimtari sektare, mbasi në Pezë flitej veç për komunizëm, këshillat ishin formale, ose konsideroheshin organe të Par-tisë. Enver Hoxhës i vjen në mendje një raport i Vasil Shantos, që i thosh-te se me Myslim Pezën ishte e pam-undur të punohej, pse ky nuk i kup-tonte. Përsa i përket Bazit të Canës, Hoxha tregon, se me atë vetëm sa ishin parë në Pezë, dhe “na la dhe e lamë në fatin e njëri-tjetrit”.

  1. Një vëmendje të veçantë raporti i udhëheqësit komunist i kushton aktivitetit në Zonën së Parë Operative, Vlorë-Gjirokastër. Ai kritikon pamundësinë e PKSH për të vendosur bashkëpunimin me nacionalistët në Vlorë. Mirëpo në Vlorë, PKSH nuk diti të punon-te drejt. Madje në Vlorë dhe Gjirokastër, këshillat filluan t’i thërrisnin sovjetë, pavarësisht se më vonë u ndërrua ky emërtim, por mënyra e punës dhe konsiderimi që i jepej këshillave, mbeti përherë gjatë luftës, ai i pari, d.m.th., këshil-lat konsideroheshin si sovjetë, në Vlorë dhe në Gjirokastër. Këshillat në ato anë, mbeten gjatë gjithë luftës, jo organe pushteti, por or-gane të PKSH, dhe në ato flitej në emër të Partisë; propaganda për partinë dhe komunizmin bëhej hapur dhe pjesërisht për këtë ar-sye krahina e Vlorës u nda në dy kampe të dallueshme politike: Ka-mpi i Komunistëve dhe Kampi i Nacionalistëve. Për rrjedhojë, luf-ta ndërmjet tyre po ashpërsohej çdo ditë. Në Vlorë, nacionalistët pranonin luftën dhe kjo ishte një pikë ku ata bashkoheshin me ko-munistët. Komunistët u kërkuan atyre, që të hynin në Front, por ata nuk mund të hynin në FNÇ, mbasi nuk kishte Front, por vetëm PKSH dhe komunistë. Kur nacionalistët filluan luftën kundër okupatorit, sipas Enver Hoxhës, PKSH duhej të kishte kuptuar gabimin dhe të rreg-ullonte pozitat, por nuk e bëri një gjë të tillë. PKSH nuk përfitoi as nga pushkët, që hodhën Hysni Lepeni-ca dhe Skënder Muço. Në vend që të bashkonin armët, komunistët, sipas Enver Hoxhës, i luftuan ata, “duke i përçmuar pse duke i thënë, se ata i hodhën, ose për të na vënë ne në luftë me popullin, ose se ishin të shtërnguar nga ne.” Dëshmi të tilla përbëjnë fakte të qarta, se vep-rimtaria e Enver Hoxhës dhe të as-ocuarve të tij, kundër nacional-istëve, ishte e paramenduar me djallëzi dhe qëllime të spikatura shpërbashkuese, për objektivat e frontit të gjërë antifashist me jugosllavët. Ky reflektim në Berat ishte veç taktik dhe i përkohshëm.
  2. Problemi tjetër kishte të bënte me qëndrimin në Mukje. Raporti pranon, se PKSH kishte arritur në Mukje pa demaskuar më parë si duhet BK, si organizatë dhe pa ar-ritur të kryej diferencimin në radhët e BK-së. Qëndrimi i PKSH ndaj BK deri në Marrëveshjen e Mukjes, sipas këtij raporti politik, kishte qenë i luajtshëm, ngurrues, oportunist. Deri në Mukje, LNÇ ka ecur para në luftë dhe në goditjet ndaj armikut, ndërkohë që BK ka bërë vetëm disa goditje në Vlorë, kompromisin me Dalmazzon dhe goditje aty këtu ndaj forcave parti-zane. BK e kuptoi seriozisht Mukjen, ndërsa PKSH, sipas vlerë-simit të Raportit, dërgoi në Mukje një delegacion të dobët. BK kërkoi të hynte në bisedime me PKSH, si i barabartë, ndërkohë që realiteti në terren fliste ndryshe. Në koncep-timin e raportuesit, rezultati i Mukjes ishte se platforma politike e BK fitoi, ndërsa ajo e PKSH hum-bi. PKSH nuk doli në popull me një plaftormë të qartë të FNÇ. PKSH dhe FNÇ, nuk arritën të bënin dal-limin ndërmjet kuislingëve dhe aty-re që kishin lyer duart me gjak, me ata përsonazhe të përfshira në regjim, me të cilët ishte e mund-shme të bashkëpunohej. Pra, PKSH nuk arriti të bënte një diferencim në radhët e BK. Pas Mukjes, PKSH, sipas analizës së mishëruar në raport, zgjodhi rrugën e gabuar: rrugën e prerjes së plotë të bisedi-meve me BK. Nga oportunizmi i bisedimeve kaloi në sektarizëm të ekzagjeruar, nga një qëndrim i pav-endosur, u hodh në një qëndrim të ashpër. Mbledhja e Labinotit e mbaj-tur në shtatorit 1943, “ishte mbledhja karakteristike, që tregon-te panikun t’onë përpara situatës së krijuar dhe njëkohësisht mo-spërfilljen ndaj Ballit dhe popullit, i cili ishte vënë në korent të vendi meve, që ishin marrë në Mukje dhe priste me padurim rezultatet.”
  3. Muharrem Bajraktari dhe Gani Kryeziu: Çështja e Muharrem Bajraktarit është tipike e sjelljes ekstremiste dhe sektare. “Jo vetëm këtë njeri, që nuk paraqitej haptazi kundra Frontit dhe që kishte shumë shpresa të bashkohej me Frontin, e shpallëm dhe e trajtuam nga naltë dhe në mënyrë krejt në kundërshtim me vijën t’onë poli-tike, por e goditëm edhe nga pas krahëve, kur ay na jepte dorën si mik”. Raporti tregon, se edhe çësh-tja e Kryeziut shpëtoi për mrekul-li të bëhej si e Bajraktarit. (Por në fakt ajo ishte bërë edhe me keq se kaq, mbasi Gani Kryeziu u dorë-zua nga Enver Hoxha tek Titoja, që do ta degdiste ndër kampet e përqëndrimit jugosllav, ku do të humbasë përjetësisht). “Qëndrimi jo i drejtë i shokve t’onë në Veri karshi elementeve ballistë, gjysmëpërgjegjës ose krejt

përgjegjës, që dorëzoheshin në bazë të deklaratës së lëshuar, ësh-të shenja më e gjallë e një sekta-rizme të dëmshme për Partinë dhe për Luftën. Vrasja e gjithë atyrë njerëzve tregon, se shokët hala se kanë kuptuar se me një terror të tillë kundër elementeve

gjysëmpërgjegjës nuk fitohet dava-ja; nga ana tjetër kjo tregon, se shokët e shohin frontin në pozita të dobëta dhe se me një punë të tillë të ngushtë dhe sektare mund të fi-tojnë. Kurse është e kundërta”.

  1. Komiteti Qëndror i PKSH ish-te i identifikuar me Miladin Pop-oviçin dhe praktikisht nuk ekzis-tonte Komitet Qëndror. Anëtarët shqiptarë të KQ të PKSH, së bash-ku me Miladin Popoviçin dhe Dus-han Mugoshën, vetvetiu adoptu-an, prej ndikimit të këtyre dele-gatëve të PKJ, jo vetëm mënyrën e punës, por edhe mënyrën e men-dimit; bashkërisht drejtuesit ko-munistë shqiptarë nuk kishin per-spektiva të qarta; puna e tyre ish-te një punë e rastit dhe e bërë dita-ditës, pa një vazhdimësi dhe pa një kriter të shëndoshë. Miladin Pop-oviç nuk kishte të qartë perspek-tivën dhe mënyrën e punës, orga-nizimin e frontit, të ushtrisë dhe pushtetit, formimin dhe funksion-imin e KQ-së dhe të Byrosë Poli-tike. KQ i PKSH nuk ka funksion-uar si komitet qëndror dhe as si komitet. Enver Hoxha pranoi, se dy jugosllavët kishin kontributin e tyre për formimin e PKSH, por ndërkohë ai deklaroi, se puna e tyre nuk kishte qenë pozitive, sepse në vend që ata ta drejtonin punën e PKSH drejtë, të luftonin sekta-rizmin dhe oportunizmin, kishin bërë sipas tij të kundërtën.

Siç mund të kuptohet, Enver Hoxha foli qartë, u rrëfye dhe pra-noi, se PKSH ishte një krijesë e dy të deleguarve jugosllavë dhe se e gjithë linja politike e PKSH gjatë luftës, kishte qenë e e diktuar, e vendosur dhe e imponuar nga Mi-ladin Popoviç dhe Dushan Mugosha. Indirekt mësohet, se ndër këto dy, tre veta vendimarrës dhe përgjegjës për këtë politikë, ishte edhe vete ai. Ky pohim përm-bante një njohje merite, por edhe sinjalin e një ndryshimi të mëte-jshëm drejt një përuljeje edhe më të madhe, që imponohej nga nevo-ja jugosllave për bindje maksimale të ekipit të ri politik shqiptar, para sfidës së riformatimit të Jugosllav-isë së Dytë dhe nevojës së rish-këputjes së “Tokave të Lirueme”, sërish nga Shqipëria, pa kundër shti dhe në heshtje dhe për t’u ri-integruar në Serbi.

Sa më sipër ishte vetëm një përmbledhje e raportit të Enver Hoxhës, që në qoftë se merret si një moment reflektimi të pjesshëm për të vertetën nga ana e tij, nën kush-tet e presionit jugosllav, apo si lëvizje taktike për sinqeritet, ai hedh poshtë, jo vetëm qëndrimin e mëparshëm të PKSH dhe të atij per-sonalisht, por çdo dogmë që ai më vonë do ta ngjizë në historiografinë shqiptare mbi Luftën e Dytë Botërore dhe tezat e fanatikëve, që i shkojne ende prapa. Plenumi i Beratit ka rëndësi sepse aty, në një moment reflektimi të imponuar, është analizuar vija dhe i gjithë aktiviteti i PKSH dhe i LNÇ, nga themelimet deri në prag të përfun-dimit të Luftës për Shqipërinë dhe për rrjedhojë, ato përbëjnë një ba-zament arkivor të vlerës më të parë për të rishkruar historinë e lëvizjes nacional-çlirimtare të drej-tuar nga Enver Hoxha. Këto mate-riale të dorës së parë nuk i shërby-en asnjëherë hartuesve të his-torisë si model vlerësimi. Si plat-formë për historinë e LNÇ dhe his-torinë e PKSH deri në vitin 1948 ka shërbyer raporti i Enver Hoxhës në Kongresin e I të PKSH (nëntor 1948). Plenumi i II i Beratit është cilësuar si një kurth i përgatitur nga Velimir Stojniç, Koçi Xoxe, Sejfulla Malëshova, Nako Spiru dhe Pandi Kristo, prapa krahëve të Enver Hoxhës, ndonëse ne sho-him që vetë Hoxha ishte autori i këtyre radhëve shumë kritike. Kjo sepse, pas gjithë këtyre pranimeve të bëra nga Hoxha, u bë një për-pjekje serioze për ta hequr atë nga pozicioni si Sekretar i Përgjiths-hëm, por objektivi i komplotistëve rivalë nuk u arrit. Shumica e anëtarëve nuk e mbështeti këtë orvatje. Në fakt, Hoxha, duke e kuptuar se pozicioni i tij ishte vënë në një pikëpyetje të madhe, vendo-si të dredhojë dhe të pranojë me një autokritikë, të gjithë linjën e tij sektare dhe të siguronte mbajtjen e postit, duke u bërë palë me Stojniç dhe duke u vetofruar si element plotësisht i komanduar nga PKJ. Po ashtu, Enver Hoxha pranoi ta vendoste pushtetin real të FNÇ dhe PKSH në duart e Koçi Xoxes, asokohe sekretar organiza-tiv i PKSH dhe shef i Policisë së Fshehtë në ndërtim e sipër, njëri i besuar i jugosllavëve. Është ky ple-num, që shënon fillimin e një peri-udhë të spikatur të nënshtrimit të plotë të linjës së brendshme dhe të jashtme politike të uzurpatorëve komunistë të pushtetit në Tiranë, ndaj udhëheqjes komuniste jugosllave të drejtuar nga Josip Broz Tito, periudhë kjo, që nga nën-tori 1944 do të vijojë deri në muajin qershor 1948. Gjatë kësaj periudhe katër vjeçare, përfaqësuesit jugosllavë në Shqipëri, përpunuan të gjitha planet për përdorimin e udhëheqjes komuniste shqiptare në procesin e ri-integrimit të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi (një proces ky i qartë kolaboracionizmi i komunistëve shqiptarë), por edhe për planin fi-nal të shkrirjes së Shqipërisë bren-da kuadrit të sistemit federativ të ndërtuar nga Tito në vendin fqin-jë me Shqipërinë. Në qoftë se pjesa e parë u arrit të realizohej, së bash-ku me procesin e eliminimit total fizik dhe shpirtëror të Elitës Tradi-cionale Intelektuale dhe Qytetare (proces i zhvilluar me ashpërsi në nxitjen e emisarëve të Titos), pjesa e dytë, ajo e shkrirjes së Shqipërisë, nuk u arrit për shkak të një konf-likti të filluar në fillim të vitit 1948, ndërmjet Titos dhe Stalinit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.