Sociale

Gazetari i njohur: Arrestuat 25 vjeçaren për një status Facebooku? Secili prej nesh duhet të ishte varur në mes të pazarit…

18:40 - 29.11.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Profesori i gazetarisë, drejtues i një prej emisioneve kryesore në Televizionin Publik Shqiptar, Lutfi Dervishi, u kërkon autoriteteve lirimin e menjëhershëm të 25 vjeçares Xhulia Aliaj, raporton newsbomb.al.




Kjo e fundit, sipas njoftimit të policisë u arrestua paraditen e sotme, në flagrancë sipas uniformave blu nën akuzën e përhapjes së panikut.

Xhulia kishte shkruar një status në rrjetet sociale ku thoshte se kishte rrezik plasjeje depozitash në Porto Romano, ndaj banorët duhet të iknin nga qyteti i Durrësit, raporton newsbomb.al.

Por gazetari Dervishi thotë se sa më gjatë e mbajnë të arrestuar Xhulian, aq më i madh bëhet absurdi. Ndërsa shton se duhet liruar menjëherë, thotë se nëse do të merreshin me statuse facebook-u, ka shumë në rrjet që duhet të ishin varur, dhe këtë Lutfi Dervishi e shkruan në mënyrë ironike.

Shkruan Lutfi Dervishi:

Xhulia Aliaj është ndaluar nga policia për një postim në facebook që përhap panik.

Nëse do të përdoret i njëjti kriter secili prej nesh duhesh varur disa herë në ditë në mes të pazarit!

E shumta që mund të bënte policia vigjilente është raportimi në facebook i statusit. Kaq.

Sa më shumë vonohet lirimi saj aq më i madh bëhet absurdi!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.