Sociale

Tërmeti/ Balla: Çdo pallat do të ketë nje certifikim nga inxhinierë dhe ekspertë jo vetëm vendas por edhe të huaj

14:52 - 30.11.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit të PS, Taulant Balla ishte sot në Kavajë për të inspektuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, i shoqëruar nga kreu i Bashkisë Kavajë, Redjan Krali.




Balla u takua me banorët e prekur nga tërmeti dhe iu garantoi se do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë, për rikuperimin sa më të shpejtë të dëmeve.

“Ky është një vlerësim paraprak që po bën bashkia me inxhinierët dhe ekspertët më të mirë që ka Kavaja. Ndërkohë që do kemi edhe ekspertë, vlerësues të huaj, besoj jeni informuar po vijnë edhe nga SHBA, vende të tjera të BE-së, nga Gjermania gjithashtu dhe për cdo pallat do të ketë nje certifikim nga inxhinierë dhe ekspertë jo vetëm vendas por edhe të huaj. Të jeni të sigurtë që nuk do hyhet në një pallat që nuk është i certifikuar dhe protokolli i ndërhyrjes për riparim do të ketë një protokoll që do të certifikohet prap.

Por ajo që unë dua t’ju them bashkë me kreun e bashkisë është se ne kemi marrë garancinë nga të gjitha këto hotelet që këtu i keni hapur, ‘Fafa’ është hapur “Prestige” është hapur të cilët dua t’i falënderoj pronarët e tyre që kanë dhënë gatishmërinë për t’u sistemuar, deri sa të mbyllim me inxhinierët protokollin e vlerësimit paraprak, pra sa e përballon dhe cfarë ndërhyrje do unë do u kërkoja të rrini atje, në hotel. Tani unë e di që shpirti nga shpia s’na ndahet se është gjithë investimi i jetës, por gjithësesi siguria e jetës është më e rëndësishme se cdo gjë tjetër, se ajo që pamë dhe përjetuam këto ditë me 50 jetë të humbura, është diçka që duhet të jetë edhe në mendjet tuaja që nuk duhet me rreziku në këto ndërtesa që kanë paraqitur dëmtime.

Numri i ndërtesa edhe këtu në Kavajë nuk është i vogël, po duke e krahasohet me Durrësin, nuk mund të krahasohet me Thumanën, as me Lezhën, duhet thënë edhe në Lezhë dëmtimet janë më të mëdha dhe më të parikuperueshme në disa prej tyre. Ndërkohë që këtu do i vlerësojmë një për një” -u shpreh Balla.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.