Sociale

Video/ “Ankthi pas tërmetit”. Psikiatria, Arjana Rreli: Rikthehuni rutinës. Fëmijët më të ndjeshmit, prindërit t’i suportojnë

11:43 - 30.11.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tërmeti i së martes ka lënë jo pak pasoja tek njerëzit. Ankthi dhe ndjesia sikur lëkundshesh, sipas psikiatres Arjana Rreli, janë elemtentë të traumës së përjetuar të cilat krijuan emocione të forta. Ajo këshillon kapërcimin e kësaj situate me rikthimin në rutinën e përditshme dhe përmes aktiviteteve fizike.




”Tërmeti i 26 nëntorit la pas një ankth kolektiv. Njerëzit ndihen të pasigurt dhe ndjesia sikur lëkundesh i shoqeron gjatë gjithë kohës”.

Mjekja psikiatre Arjana Rreli shprehet se këto janë elemente te traumes të përjetuar dhe kanë krijuar një emocion të fortë, teksa këshillon rikthimin në rutinën e përditshme.

”Më të ndjeshmit ndaj  kësaj situate janë fëmijët. Psikiatrja sugjeron prinderit që t’i suportojnë dhe t’ju japin siguri dhe mbrojtje duke kaluar së bashku vështirësitë dhe duke i angazhuar në aktivitete fizike”.

Psikiatria pohon, se janë të shumtë njerëzit, që kërkojnë këshilla sidomos me telefon këto ditë dhe se  qetësia është përgjigja e gjithçkaje tani.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.