Sociale

Inxhinierët e Bashkisë së Tiranës dalin në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti

16:06 - 02.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkia e Tiranës ka ngritur grupet e punës të cilët po kryejnë verifikime në terren për të vlerësuar gjendjen e objekteve të prekura nga tërmeti.




Inxhinierët konstruktorë së bashku me ekspertët e ndërtimit, po verifikojnë pallatet dhe banesat, në mënyrë që të evitohet ndonjë incident. Ekspertët po kryejnë verifikim të konstruksionit të pallatit si dhe atë të mureve.

Shërbimet sociale kanë marrë masa duke strehuar banorët e pallateve që janë shpallur të pabanueshëm. Puna do të vijojë deri në konstatimin përfundimtar për gjendjen e çdo banese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.