KULTURË

“Pallati i ëndrrave”, përgjigjet Galeria Kombëtare: Ja pse mbuluam muret

11:01 - 04.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fatmira Nikolli – Galeria Kombëtare e Arteve nuk është mbuluar nga tërmeti por nga një vepër instalacion. Kjo është përgjigja zyratre e institucionit pas kërkesës për informacion të dërguar nga GSH.”Në vijim te kerkeses tuaj per informacion rreth instalacionit qe mbulon fasaden e GKA-se, po përcjellim me disa te dhena rreth ketij projekti artistik. Instalacioni “Palace of Dreams” (Pallati i Endrrave), krijuar nga artisti Ibrahim Mahama, eshte komisionuar nga GKA ne kuader te ekspozites ‘Tirana Patience’ e cila do te hapej me date 27 nentor”, thuhet në sqarimin zyrtar për GSH. Sipas emailit informues, duke qene se konferenca per shtyp si dhe hapja e ekspozites u shtyne deri ne nje date me te vone per shkak te situates post-termet, artisti dhe kuratoret nuk kane pasur mundesi te japin nje shpjegim me te detajuar rreth vepres.




“Ibrahim Mahama njihet per instalacionet e tij urbane, te cilat transformojne ndertesa te rendesishme ne monumente te perkohshme si dhe adresojne te kaluaren e te tashmen e qytetit”, thotë në sqarimin e vet GKA.
Një ditë pas tërmetit Ministrja Elva margariti dhe drejtori Erzen Shkololli inspektuan ambjentet dhe foto dëmesh të vogla në mure e rënie suvaje u postuan. Prej ditësh ka pasur reagime dhe akuza se GKA është mbuluar për shkak të dëmtimeve nga tërmeti. Dy ditë para tërmetit Ministria pat publikuar një plan rikonstruksioni për GKA-në gjatë vitit 2020, gjë që tani mbetet e paqartë pas zhvillimeve të fundit në vend. Më poshtë informacion mbi veprën nga galeria.

PALLATI I ËNDRRAVE, MES KADARESË DHE IBRAHIM MAHAMA
Vepra e Ibrahim Mahama “Pallati i Ëndrrave” është instalacion, me thasë jute, 2012-2019.
Frymëzuar nga vepra e Ismail Kadaresë “Pallati i Ëndrrave”, vepra synon të paraqesë kontradiktat /paradokset e qenësishme brenda historisë dhe format e punës që shfrytëzohen në kohën e sotme. “Kontradiktat/paradokset ekzistojnë brenda objekteve me të cilët unë punoj, sikurse edhe në marrëdhënien midis meje dhe bashkëpunëtorëve të mi. Gjithmonë kam qenë i interesuar për mbetjet, qoftë nga bashkëpunëtorët që vijnë në punë apo qoftë nga vendet e realizimit (studio, magazina ushqimesh, hekurudha, kantiere ndërtimi, parqe dhe shumë të tjera), dhe si ndikojnë ato tek estetika e përgjithshme”, ka thënë Mahama në bashkëbisedim me Bernard Akoi-Jackson dhe Kwesi Ohene-Ayeh. Libri 1957-2057 (Shkëmbimi i Këmbimit) i botuar me rastin e documenta 14.
Ibrahim Mahama (lindur më 1987) në Tamale, Gana, është një artist i cili jeton dhe punon në Akra, Kumasi dhe Tamale, Ganë.

Punimet e tij përfshijnë objekte prej thasësh jute që përdoren për të transportuar mallra në degradim e sipër dhe që më pas qepen bashkë me anë të një rrjeti bashkëpunëtorësh nën kushte specifike pune të cilat më pas mbivendosen në arkitekturë. Politika e “dorës” dhe lidhja e saj paralele me format arkitekturore bëhet shumë më e dukshme. Punimet e tij, një linjë e drejtë përmes skeleteve të historisë, kanë trajtuar gjithashtu forma që lidhen me Luftën e Dytë Botërore dhe jetën e baktereve. Punimet e tij janë ekspozuar në Bienalen e 56-të, 57-të dhe 58-të të Venecias, në documenta 14 në Athinë dhe Kasel, etj. Interesat e tij aktual përfshijnë përdorimin e formave të veçanta arkitekturore brenda historisë në formimin e hapësirave të frymëzuara nga potencialet e dështimeve të modernizmit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.