Show-Bizz

Çfarë ka ndodhur në Top Channel? Renato Mekolli largohet në mes të sezonit nga “Hell’s Kitchen”

13:14 - 05.12.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në mes të sezonit, Renato Mekolli largohet nga “Hell’s Kitchen”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë autorja e formatit, Zefina Hasani. Nëpërmjet rrjeteve sociale ajo ka bërë me dije se për arsye personale, Mekolli nuk do të jetë më shefi i kuzhinës më të famshme në Shqipëri. Ajo ka gjetur rastin të falenderojë Alsi Sinanaj, që ka pranuar të vijë nga Athina “në një kohë rekord”, siç e ka cilësuar vetë autorja.




Nga ana tjetër, Renato ka reaguar në Instastory, duke publikuar këtë shkrim: “Disa mbase do gëzohen, disa do mërziten! Vazhdimit nuk i dihet…Fund…” pa dhënë asnjë arsye pse e  braktisi emisionin në mes të sezonit. Më pas, shefi i kuzhinës ka publikuar edhe këngën e famshme të Flor Mumajesit, “Plas”, ndërsa krahas saj shkruan: “S’kena me u pa mo bashkë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.