Gjykata ka caktuar 15 ditë burg për Hermes Nikajn I njohur si “Zogu i Tiranës´´. Ai ra në pranga nën akuzën e shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Pas arrestimit pikëpyetja ishte se çfarë do të ndodhte me emisionin “Casa de los 3s”, që ishte në moderimin  e Dajana Shabanit, Besmir Metanit dhe “Zogut të Tiranës´´.




Blitz.al kontaktoi me moderatoren Shabani e cila bëri me dije se emisioni është mbyllur, duke vënë theksin se kjo nuk ka të bëjë aspak me arrestimin e “Zogut të Tiranës´´.

“Emisioni është mbyllur jo për shkak të arrestimit të Hermes Nikaj por kemi pasur një kontratë me vilën deri në Dhjetor. Tërmetet pastaj përshpejtuan çdo gjë”, ka treguar ajo.

Po ashtu, e pyetur nëse do të rikthehet sërish në ekran, moderatorja ka zbuluar se do të vijë së shpejti me një emision surprizë. “Patjetër që do të vijë me diçka suprizë, që kur moderatorja Casën është folur për një projekt të ri në Janar pasi Casa nuk ishte projekti im dhe nuk ndihesha shumë rehat”- është shprehur Dajana Shabani.