BLUETOOTH

Pas gjysmë finales së parë të “Kënga Magjike”, ndjekësit të zhgënjyer me Adrolën: S’të falet!

10:48 - 06.12.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nata e parë gjysmëfinale e “Këngës Magjike” u zhvillua vetëm një javë pas tragjedisë së 26 nëntorit, situatë që rrjedhimisht u reflektua edhe te këngëtarët dhe prezantuesja Adrola Dushi. Por, nëse një pjesë e artistëve arritën të merrnin situatën në dorë, nisur edhe nga eksperienca në disa raste, duket se Adrola e pati të vështirë. Nëse i hedhim një sy komenteve online, vihet re se një pjesë e mirë e ndjekësve shfaqen të zhgënjyer nga moderimi i modeles, këtë herë si bashkë-prezantuese e producentit Gjebrea.




Disa vendosin në dukje emocionet e saj, disa të tjerë theksojnë se pati vështirësi në artikulim. Po kështu, dikush tjetër shton se duhej që minimumi të kishte mësuar tekstin përmendësh, pasi siç mund ta keni parë, Adrola vështirë se tentonte të shkëputej nga skenari. Por, nëse Adrola nuk është prezantuese, pra e thënë ndryshe askush nuk ka pritshmëri për të, pse njerëzit u zhgënjyen? Për dy arsye. Së pari, në prag të 2020-s, askush nuk pret që personazhet e famshëm, qofshin ose jo prezantues, të cilët marrin përsipër përgjegjësinë për të prezantuar një festival që ka bërë revolucion në muzikën dhe artin shqiptar, të qëndrojnë në skenë si kukulla porcelani. Pavarësisht sigurisë dhe aftësisë së Ardit Gjebreas për të mbuluar këdo që ka emocione të forta, skena e “Këngës Magjike” zor se i përket të gjithëve. Së dyti, në një artikull të Tiranapost.al, shkruhet “të mos presim më shumë prej Adrolës sesa të shoqërojë Arditin dhe t’i japë sharm skenës”. Por ne themi që duhet të presim. Pavarësisht se modelja nuk ka ndonjë përvojë të fortë në prezantim, njerëzit u zhgënjyen, sepse në një mënyrë a në një tjetër patën pritshmëri.

427453 427452 427463 427454
<
>

Nëpër intervista dhe emisione ku ka qenë e ftuar, Adrola ka treguar se nuk është aspak stereotipi i vajzës së bukur që nuk di të flasë, përkundrazi; ka qenë e lirshme, e artikuluar, pa emocione dhe shumë sportive, shkruan revista “Anabel”. Por, ashtu siç theksohet nëpër shumë komente, Adrola kishte frikë të shkëputej nga skenari e të ngrinte sytë për ta përshtatur tekstin sipas stilit të saj. Duhet thënë se në natën e parë, as veshjet nuk ishin në anën e saj. Në përditshmëri dhe jo vetëm, modelja spikat për stilin minimalist, amerikan, larg xixave dhe ekstravagancës. Duke qenë se është një nga ato rastet ku bukuria fillon nga koka te këmbët, Adrolës i mjafton fustani më minimalist i mundshëm, pa shkëlqim, pupla, temina e gurë – ndoshta diçka në stilin e Ralph Lauren, Tom Ford apo Armani – dhe e ka fituar “betejën” e stilit. Megjithatë, për sa i përket prezantimit sërish, vlen të theksohet, gjithashtu, edhe emocioni i natës së parë dhe përballja me më shumë se 2000 të pranishëm në sallën gjigante të Pallatit të Kongreseve. Urojmë që në natën e dytë dhe në finale, Adrola t’ia dalë të kontrollojë emocionet për të patur sigurinë për t’u shkëputur sadopak nga skaleta.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.